Aritmetika e Bashës:7x7 bëjnë
42, të qeshura në Kuvend/VD

Aritmetika e Bashës:7x7 bëjnë<br />42, të qeshura në Kuvend/VD<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha është ngatërruar teksa llogariste disa shifra për tre projektet e inceneratorëve për të cilët, sipas tij, qeveria do paguajë 400 milionë euro, ndërsa përfituesi sipas tij është një person i vetëm. 

Duke llogaritur shifrat, Basha bëri një lapsus kur iu desh të shumëzonte 7 x 7, kur tha se bëjnë 42, në vend të 49. "Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 janë 42 milionë", tha Basha, ndërsa salla e Kuvendit u përfshi nga të qeshurat. Por kreu i PD u ngatërrua edhe në mbledhjen e shumave. "49 + 36 bëjnë 95", tha Basha, në një kohë kur bëjnë 85.

Deputetët e PS u përfshinë nga të qeshurat ndërsa Basha u ndje jo pak në siklet. "U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto", iu drejtua Basha deputetëve të PS të cilët qeshnin vazhdimisht. 

Por kjo nuk është e gjitha. Pasi ka ditë të tëra që akuzon se janë 400 mln euro të cilat qeveria do ua japë privatëve për ndërtimin e inceneratorëve, kur në fakt, sipas shifrave të raportuara nga Basha në foltoren e Kuvedit, dolën se ishin 350 milionë euro. "85 milionë vetëm te këto të dyja. Ke ndërtimin, operimin e inceneratorit në Tiranë, 35 vjet, 2018-2047, 1 miliardë lekë të reja...të kërkoj ndjesë unë, se nuk qenkan 400 milionë euro, por qenkan 350 milionë dollarë. Fitove ti. nuk do zhvatësh 400 milionë, por 350 milionë euro. Kërkoj ndjesë Edi Rama që të akuzua se me një person të vetëm do iu marrësh shqiptarëve 350 milionë euro dhe jo 400 mln euro". 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se tre projektet, në Vlorë, Fier dhe Elbasan, për trajtimin e mbetjeve kushtojnë 56 mln euro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje