'Arixhinj me çadra', Avokati i Popullit: Merrni masa urgjente kundër gjuhës së Murrizit

'Arixhinj me çadra', Avokati i Popullit: Merrni masa urgjente kundër gjuhës së Murrizit

Gjuha fyese dhe diskriminuese fut sërish në telashe deputetin Myslim Murrizi, këtë herë me komunitetin rom. Shqiptarja.com zbardhi pak ditë më parë propozimin e deputetit Murrizi në konferencën e kryetarëve që deputetët e opozitës së re të përfitojnë kredi me interes zero.

T’ia heqim Unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra. Unë besoj se gjithsecili deputet që është futur tani ka një farë rëndësie për mbarëvajtjen e këtij vendi” tha Murrizi (lexo ketu te plote).

Por gjuha e përdorur, 'si arixhinjtë me çadra' ka sjellë reagimin e fortë të Avokatit të Popullit, që kërkon dënimin e tij nga Kuvendi. Pak ditë më parë Murrizi kërkoi ndjesë për gjuhën e përdorur kundër personave me sindromën down.

Reagimi i plote i Avokatit te Popullit
Avokati i Popullit dënon gjuhën raciste të nënkryetarit të kuvendit myslim murrizi dhe kërkon masa urgjente.  Institucioni i Avokatit të Popullit dënon gjuhën diskriminuese e cila sërish gjeti hapësirë në Kuvendin e Shqipërisë përmes nënkryetarit të këtij institucioni z.Myslim Murrizi.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në institucionin më të lartë në vend që është Kuvendi, nënkryetari z.Murrizi u është referuar qytetarëve shqiptarë, anëtarë të komunitetit rom me shprehjen raciste dhe poshtëruese "arixhinj".

Tashmë është bërë e disata herë që zoti Murrizi vazhdon të fyejë, anatemojë e të përçmojë çdo komunitet i cili në psikologjinë e tij u takon shtresave inferiore të shoqërisë.

Pas personave me sindromën down dhe femrave, tani është radha e qytetarëve romë të shohin sesi ky deputet, zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i konsideron ata si një shembull për të ilustruar primitivitetin, prapambetjen dhe në përgjithësi statusin të cilin duam ta evitojmë.

Zoti Murrizi duhet ta ketë të qartë se të jesh rom sot nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndjejë turp. Kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë në çdo rast.

Kuvendi i Shqipërisë ka shënuar hapa të qenësishëm përpara për të vendosur standarde bashkëkohore etike për jetën dhe veprimtarinë e deputetëve duke synuar që ata të jenë simbol pozitiv i tërë shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë është e rëndësishme që Kuvendi të tregojë shembull e vullnet për të qenë ai zbatuesi më i devotshëm i ligjit dhe garantuesi i të drejtave të komuniteteve vulnerabël duke zbatuar parashikimet e rregullores së Kuvendit nr.61/2018 datë 5.4.2018/ (nenin 5, pika 1 si dhe nenin 6, pika 2).

Në pritje që edhe Kuvendi i Shqipërisë ta dënojë këtë sjellje e të ndërmarrë hapa konkretë për përjashtimin e kësaj lloj mendësie dhe mbartësve të saj nga forumi më i lartë vendimmarrës i popullit, institucioni i Avokatit të Popullit u shpreh solidaritetin dhe mbështetjen të gjitha shoqatave, grupimeve, organizatave dhe individëve të komunitetit rom që mund të jetë lënduar nga kjo gjuhë e papërgjegjshme nga ana e një përfaqësuesi të lartë shtetëror.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexusi: 01/10/2019 09:25

    Ti shoqja avokate , mire ben qe meresh me gjuhen e Murizit , se nuk ka te drejte te fyeje asnje shtrese te shoqerise , po me mire meru me ate qe kerkon ai , bile per te miren e popullit kerko t'u hiqen shume perfitime mbi page qe nuk e kane te vogel , se s'po i bien kazmes , dhe nuk i ka bere njeri me zor deputete , po s'ju doli le te lene mandatin . Po ashtu nqs e do popullin , kerko t'u hiqet paga ish deputeteve te veteperveluar se me deshiren e tyre lane mandatet , nuk i zuri reforma !

    Përgjigju
  • Ana: 01/10/2019 08:18

    Epo kur ben si e indinjuar kjo avokatja e djallit. Doli nga hiçi dhe ngeli avokate e popullit pa asnje lloj spjegimi. Enigma me e madhe eshte ngelja e kesaj mostre ne kete detyre pas marreveshjes se dyshes se hajduteve Rama-Basha, bashke dhe me ate Zgurin e KQZ. Pa harruar dhe çudine me te madhe qe nuk ka Nostradamus ta parashikoje, enmerimi i Visho Ajazi Likes, ambasador ne NATO. Jetojme ne Albanistan.

    Përgjigju
  • Populli: 01/10/2019 07:28

    Mer leket e rri urt edhe ato nuk i meriton se ske be asgje Po Meresh me murrizin ke raste te tjera me te rendesishme me u mar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja