Arkitektura, Shqipëria në Venecia, autori i projektit: Jetojmë në një realitet ku konkurimi në arkitekturë është fenomen i huaj

Një diskutim mbi “Katin përdhe” i organizuar nga grupi kuratorial i  Pavjonit të Arkitekturës së Shqipërisë në vitin 2018-të në Bienalen e Venecias u realizua tek “Reja”. Kuratori i ekspozitës, Elton Koritari dhe arkitektët Jurtin Hajro, Florian Pollo fillimisht prezantuan se si në 100 vjet Tirana ka ndryshuar, aq sa në 25 vite numri i banorëve është katërfishuar.

Projekti i Pavijonit Shqiptar, “Hapësira zero space”, ka në qendër përfshirjen e qytetarëve në hapësirën publike, ku në sy të bie ndryshimi i aktiviteteve në katin përdhe. Nëpërmjet 8 dyerve dhe 3600 historive të ndërhyrjeve, që janë bërë në katin përdhe, pavijoni shqiptarë sjell se si është zgjatuar bulevardi, në formë të paprogramuar . Autori i projektit Dorian Tytymçe na shpjegon jo vetëm detajet e projektit, por edhe rëndësinë e tij në arkitekturë

“Në fakt është deri diku edhe paradoksale, që në Bienalen e Venecias çuam fenomenin, që nuk është një fenomen i formuar apo i materializuar nga arkitektit edhe planifikuesit. Në fakt, ky është një lloj reflektimi, që ne bëjmë në “sojin” tonë, për të qenë më të vetëdijshëm për nevojat reale të qytetarit të këtij qyteti, për të marrë parasysh mbase më shumë rolin e tyre, në gjallërinë, që në fund të ditës është gjëja më e rëndësishme në një qytet”, thotë Dorian Tytymçe.

Arkitekti mendon se diskutimet në arkitekturë, nuk duhet të bëhen vetëm për qendrën e Tiranës, por edhe për jetën reale ku është jeta e përditshme qytetarëve të Tiranës

“Ka ardhur koha, që edhe debati i përgjithshëm mbi arkitekturën edhe urbanistikën e qytetit të Tiranës, të decentralizohet vetëm nga diskutimet që kanë të bëjnë me qendrën e Tiranës, Sheshin “Skënderbej” apo sesa shumë edhe se si po ndërtohet rreth këtij sheshi, (janë të gjitha diskutime shumë pozitive), por nga ana tjetër duket sikur kanë thithur të gjitha diskutimet, që kanë të bëjnë me jetën reale, ku përditshmëria e qytetarëve të Tiranës ndodh”, shprehet Dorian Tytymçe, autor i projektit.

Një nga shqetësimet e arkitektit janë edhe konkurset. Ai mendon se është shumë e rëndësishme, që konkurset të bëhen vazhdimisht, që arkitektët e rinj të kenë mundësi që të shpalosin idetë e tyre

Do doja që të theksoja, sepse edhe për këtë flitet shumë pak, diçka sa u takon konkurseve. Konkurse të zhvilluara për kontributin e arkitektëve të rinj, ky ishte një rast i mirë, që ne u surprizuam dhe ngelëm të kënaqur që pati një konkurs real. Por në përgjithësi jetojmë akoma në një realitet ku konkurrimi për të diskutuar me ide, koncepte, është një fenomen akoma i huaj dhe këtë e shikoj, si problemin kryesor sa i takon angazhimit tonë në jetën publike”, tregon Dorian Tytymçe.

Në projekt janë përfshirë edhe emra të tjerë, si Jonid Koritari, Ervin Bërxolli, Rildo Ngjela, Florian Kodra, Bevis Fusha, Andis Rado, Bledar Hasimi, Ergys Zhabjaku, Artemis Hajdini, Elton Koritari, Albes Fusha, etj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion