Armët në territor, eksperti i sigurisë Fatjon Softa në Report Tv: Duhet një amnisti e tretë, armët që qarkullojnë në vend janë ato të 97-tës

Për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa armët që qarkullojnë sot nëpër Shqipëri janë ato të marra në vitin 1997 nga depot e ushtrisë e që vazhdojnë të ruhen dhe të qarkullojnë dhe sot.

I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu eksperti i sigurisë komentoi dhe aksionin e djeshëm nga ana e policisë ku u bë e mundur sekuestrimi i një arsenali armësh nga eksplozivët, tek kallashnikovët e municionet ushtarake.

“Armët përdoren për tu shitur dhe për akte kriminale. Për sa kohë në territorin shqiptar të ketë armë nuk mund të themi që kemi siguri kombëtare dhe publike.

Armët janë marrë që nga depot e 97 dhe vazhdojnë të ruhen, kjo është një tregti që ka një kosto, një njeri që kërkon një armë e gjen dhe kjo do të thotë që dhe policia nëse do e gjen. Çarmatimi i popullatës dhe me dy amnisti nuk arriti të mblidheshin armët”, shtoi ai.

Gjithashtu ai u shpreh se duhet dhe një iniciativë tjetër politike për një amnisti të tretë për armët madje të përdorej një mekanizëm i tillë ku ai që dorëzon armën dhe të paguhet.

“Duhet një iniciativë politikë për amnisti për armët. Do ishte mirë të paguhet pra nëse dikush ka një armë të paguhet për ta dorëzuar. Më mirë lejmë një rrugë pa bërë shpëtojmë jetë njerëzish, kjo iniciativë duhet marrë në emër të jetës sepse një vend që nuk ka siguri nuk mund të ketë investime”, tha Softa.

Duke hequr një paralele me zjarrin e vënë në garazhin e një pallati në Astir eksperti u shpreh se nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur në garazhin e ku u gjendën armët do të shkaktonte një fatkeqësi.

“Ne nuk e dimë se ku mund të jenë këto armë dhe ku mund të jetë lëndët eksplozive. Këta njerëz duke mos e ditur rrezikun e mbajtjes së municioneve dhe lëndëve shpërthyese bëhen një rrezik për të gjithë”, tha ai.

Në lidhje me raportin e SHISH për vitin 2021 ku vendi ynë paraqitet si një vend i ekspozuar ndaj terrorizmit eksperti vuri theksin tek pozita gjeografike e vendit tonë dhe orientimi perëndimor por njëkohësisht foli dhe për trafikun e drogës duke u nisur nga fakti se vazhdimisht po arrestohen shqiptarë në vendet e BE-së dhe jo vetëm që merren me trafikun e drogës dhe janë kokat organizative Softa u shpreh se zakonisht ngjarjet transferohen në Shqipëri kur nuk bëhet i mundur ekzekutimi atje

“Shqiptarët në këto vende janë dhe rezident në këto vende dhe janë kontakte mes vetë shqiptarë që realizojnë këto kontakte me prodhuesit dhe fakti që ka arritur tek këto nivele tregon dhe potencialin ekonomik. Ngjarjet kriminale janë transferuar në Shqipëri kur ekzekutimi nuk ka ndodhur atje, e para se është më e lehtë

Shqipëria është e ekspozuar ndaj terrorizmit jo vetëm për shkak të pozicionit gjeografik por dhe për shkak të rolit të madh që Shqipëria ka marrë s një vend i vogël në nismat e BE dhe SHBA, siç është dhe rasti i luftës në Ukrainë ku vendi ynë dënon gjenocidin rus”, tha Softa

E.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit