Arrestimi i ish punonjësit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nën hetim edhe 9 të tjerë që dhanë ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave

Arrestimi i ish punonjësit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nën hetim edhe 9 të tjerë që dhanë ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave

1678870765_1666243212rey.jpg

9 persona të tjerë janë vënë në hetim pasi i dhanë ryshfet ish-punonjësit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani, me qëllim që ai t'iu mundësonte ish-pronarëve kompensimin e pronave.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Clean”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit. 

Operacioni nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Durrës, në drejtimin e SPAK-ut.    

Pas një hetimi proaktiv, vihet në pranga një ish-punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë.    

Procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë, nga të cilët 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, 1 me masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe 6 me masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet se kanë ofruar ryshfet për të përfituar kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.   

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, për goditjen e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, nga Njësia “E” Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Clean”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masat:    

- “Arrest në burg”, për shtetasin I. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës (specialist) i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 

- “Arrest në shtëpi”, për shtetasin D. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 

- “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasen V. B., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;  

- “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit: Xh. V., J. Z., A. H. dhe D. D., banues në Durrës, të katërt banues në Durrës; G. T. dhe L. A., të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”; 

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. G., banues në Durrës, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka regjistruar procedimin penal, në vitin 2021.   

Nga hetimet e kryera janë ngritur dyshime të bazuara në prova se shtetasit e mësipërm i kanë dhënë ryshfet shtetasit I. K., për të përfituar kompensimin financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim.


Lajmi kryesor:

Arrestohet ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, merrte ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave! Nën hetim edhe 9 të tjerë, 1 në kërkim


A.M./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit