Arrestimi i Marklen Hakës/ Gazetari Sokol Dema: U kap tek banesa e një të afërmi! Softa: Shpresoj të kthehet në bashkëpunëtor

Aksioni i policisë vuri në pranga sot të shumëkërkuarin Marklen Haka së bashku me 4 persona të tjerë, që u shoqëruan të prangosur në DVP Tiranë. Shqiptarja.com solli dhe pamjet nga momenti i arrestimi të Hakës teksa dukej këmbëzbathur.

Në ‘Studio Live’ gazetari Sokol Dema dha më shumë detaje për Arbër Hitajn nga ky operacion i policisë në bashkëpunim me RENEA-n.

'Në fakt ka patur informacione në polici për vendodhje të saktë. U zbarkua në zonën e Niklës dhe u qëllua në shenjë dhe u kap Marklen Haka me disa persona të tjerë. Nuk u kap në banesë. U kap në një tjetër banesë dhe është banesa e të afërmit. Janë shoqëruar 5 persona të tjerë. Ka patur informacione të sakta dhe ka zbarkuar me Renean atje. Në videot që kemi arritur të sigurojmë dhe arma në fjalë që iu gjet. Përveç akuzave që i rëndojnë , është arritur të gjendet me armë pa leje në vendin ku qëndronte. I shton një vepër penale. Kur u konstatua e kishte të pamundur të arratisej. U neutralizua dhe u kapën dhe persona të tjerë që dyshohet se e kanë ruajtur. U çua në DVP Tiranë. Dallohet se është këmbëzbathur. Sigurisht do jenë disa proceduar dhe pritet të akomodohet në bllokun e sigurisë në Mine Peza do dalë për masën e sigurisë dhe do të pritet me interes ndonjë dëshmi e tij në ngjarjet ku ka qenë i përfshirë.

Një emër i njohur i viteve të fundit. Konfliktet me shumë personazhe të botës së krimit por edhe tentativa për të eliminuar e bën të rëndësishëm për policinë. Akuzohet për vrasje me paramendim të Durim Bamit. Ka bashkëpunuar me armiq të mikut Bamit për ta eliminuar. Shfaqet dhe krah Durim Bamit për të dhënë informacion për anëtarë të grupeve të tjera. Një nga personazhet më të përfolur në fushë Krujë. Në Nikël, Durim Bami i arrestuar në Dubai, kemi një lirim të tij por vijon të mbikqyret atje. Dhe njëkohësisht ka disa të tjerë të fortë të Fushë Krujës që vijon të jenë në kërkim.'

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa e vlerëson si një sukses arrestimin e Hakës dhe shpreson që ai të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë.

'Një sukses, vlerësim. Ka qenë i fshehur dhe jetonte në atë zonë që është kontrolluar disa herë nga forcat speciale. Një zonë problematike. Ngjarja e fundit, drejtimin që morën ishte Nikla. Ka një infrastrukturë që prodhon dhe ndihmon të fortët. E quaj një punë të mirë. Informacionet kanë qenë të sakta. Shpresoj të kthehet në bashkëpunëtor dhe do ishte një raport i mirë për të goditur baza të tjera. Nuk janë më si dikur që lëviznin në territore, por këta persona duket se e kanë shpërbërë atë bandë të ngritur dhe krijuar në ato vite. Nëse do ketë bashkëpunim dhe informacionet sigurisht që mund të kemi mbetje të këtyre bandave.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Dorëheqja e Rrumbullakut/ Fatjon Softa: E ka paraqitur edhe herë të tjera, por nuk është pranuar! Është ndryshim ligjor, jo politik

 

Sipas ekspertit të sigurisë Fatjon Softa largimi nga detyra e Muhamet Rrumbullaku si drejtori i përgjithshëm i policisë është pjesë e ndryshimit ligjor që ka përfshirë policinë e shtetit dhe nuk ka lidhje sipas tij me një vendim politik.

Më tej Softa thekson se Rrumbullaku ka paraqitur edhe herë të tjera dorëheqjen për arsye shëndetësore por nuk është pranuar.

'Së pari jemi në zbatim të ndryshimit ligjor. Ka një ndryshim për ligjin e policisë. Një nga kriteret që drejtuesi do zgjidhet me konkurrim me 3 kandidatë ku ka disa kritere. Garë jo me emra por me platforma. Zoti Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen, sepse ishte një ligj, u propozua nga zoti Balla dhe ka hyrë në fuqi. Këto ndryshime sollën dorëheqjen e zotit Rrumbullaku. Është ndryshim ligjor, jo politik. Është një sërë ndryshimesh, largimesh, dorëheqjesh. Do ketë një komision ad hoc që do zgjedhi drejtuesin.

Vendi i parë i propozohet kryeministrit që jep aprovimin. Shpresoj që edhe zoti Rrumbullaku të jetë pjesë e garës. Rrumbullaku është një aset i policisë. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Nuk mund të jetë një individ përcaktues, është një skuadër e madhe. Kjo është pjesa e dukshme, e brendshme zoti Rrumbullaku ka dhënë disa herë dorëheqjen për arsye shëndetësore por nuk është pranuar.'

Ndërsa gazetari Sokol Dema thekson se Rrumbullaku ishte një drejtuesi i hekurt për policët dhe efektivët por për qytetarët ishte një drejtuesi i suksesshëm.

'Kjo gjë do të ndodhte. Ligji që ka hyrë në fuqi e bënte të detyrueshme të ndodhte. Ka ndër personazhet që e ka hartuar. Bëhet fjalë për një ligj që i jep mundësi ministrisë së Brendshme për herë të parë të bëhet garë. Të vijnë njerëz që e meritojnë. Në këto kushte Rrumbullaku është tërhequr. Nga sot kanë 7 ditë afat të gjithë ata që e konsiderojnë veten garues.

Pastaj mblidhet komisioni me këto garues dhe i çohet emri kryeministri. Gjithçka do jetë me konkurs. Në dukej ligji garanton garën. Ky ligj, nëse zoti Rrumbullaku ka qenë hartuesi, një pjesë të mirë të drejtuesve të policisë nuk i ka lënë të kënaqur. Mund të kemi drejtorë që mund të zbresin në detyrë.

Zoti Rrumbullaku drejtuesi i qytetarëve, do hyjë në historinë e drejtorëve të suksesshëm. Ka rënie të kriminalitetit deri tek siguria e më gjerë. Por të njëjtën gjë nuk do e thoja për Rrumbullakun si drejtues i policëve. Këto vite janë përballur në sezonin veror me orë shtesë, pa pushime. Do e konsideroja si drejtues të hekurt. Kjo nuk e heq rolin e tij si drejtues të suksesshëm.'

Ora 18:05
Atentati ndaj Rroshkodolit në Shkodër/ Gazetari Dema: Xhulio Malo doli nga burgu 4 vite më parë, përfitoi nga amnistia! 3 atentatorët në kërkim, mister porositësi

 

Vrasja e Elis Rroshkodolit tronditi Shkodrën një javë më parë. Xhulio Maloka, 26 vjeçari nga Gjirokastra ka rënë në pranga për sigurimin e kushteve të vrasjes së Rroshkodolit, ndërsa në kërkim janë shpallur tre atentatorët të cilët janë të identifikuar nga policia. 

Më shumë detaje dha sot në 'Studio Live' në Report Tv gazetari Sokol Dema. Kur ishte 17-vjeç Xhulio Malo rezulton të ketë qenë dhe anëtar i grupit të zjarrit që në 2015 vranë efektivi e RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Në 2018 gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dënoi Xhulio Malon me 10 vjet burgim.  Burime për Report Tv mësojnë se i riu ka përfituar nga amnistia e 30 janarit 2020

'Dukej si natyra e nja atentati që duhej kohë për tu zbardhur por duheshin vetëm një javë. Sot janë shpallur në kërkim 3 persona, të identifikuar si organizues dhe atentator. Sot u arrestua një person, Xhulio Malo. Që ka qenë i arrestuar në 2015 ku u ekzekutua në Lazarat, Ibrahim Basha. U dënua me 10 vite burg  por nga burimet mori lirin në 2020, duke përfituar nga amnistia penale. Ka mundur të identifikoj automjetin që u përdor në atentatin e Roshkodolit. U gjetën prova në një servis këtu në Mullet. U gjetën automjete të vjedhura nga BE. Mbetet për tu parë se kush janë porositësit. Roshkodoli ishte një personazh problematik i përfshirë në disa ngjarje. Duhet parë dhe duhet kuptuar se çfarë ka ndodhur', tha gazetari Dema.

Për vrasjen Elis Rroshkodolit, i njohur për miqësinë me Bajret është arrestuar sot (6 shtator 2024)  Xhulio Malo, 26 vjeç i arrestuar sot (26 shtator) akuzohet për për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim janë  J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç. Të akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën