Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës! Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e Rrogozhinën

Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës!  Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e Rrogozhinën

Tomor Alizoti dhe Jozefina Topalli

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur zëvendësimin e Ervin Salianjit si drejtues qarku në Elbasan me deputetin Tomor Alizoti.

Gjithashtu Berisha ka vënë përballë Taulant Ballës, si koordinatore për diasporën Jozefina Topallin. Sakaq, për Kavajën e Rrogozhinën përballë Elisa Spiropalit të PS do të jetë kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja.

Me vendimin e 26 shatorit Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e shpallte fajtor Ervin Salianjin, për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale dhe e dënonte me 1 vit burg, dënim të cilin po e kryen në Fier. Në vend të tij si drejtues në Elbasan, tashmë do të jetë deputeti i qarkut të Beratit, Tomor Alizoti.

Prej kohësh, PD nuk kishte një zgjidhje për diasporën. Madje Berisha ishte pyetur shpesh në konferencat online me gazetarët lidhur me emrin drejtues të PD për shqiptarët që jetojnë jashtë. Shumë herë, kryedemokrati ishte përgjigjur se së shpejti do të ketë një emër, e mesa duket ka gjetur një zgjidhje me ish-kryeparlamentaren Topalli e cila do ketë përballë Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. 

Nga ana tjetër, Fisnik Qosja do të ketë në mbikqyrje Kavajën dhe Rrogozhinën, pasi për qarkun Tiranë drejtues politik do të jetë Belind Këlliçi. Përballë Qoses është kryeparlamentarja socialiste Elisa Spiropali.

Lajmi ne perditesim…

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 05/11/2024 18:06

    Po me bohet qefi vetem per Alizotin se eshte çjerr gjith ket kohe dhe shyqyr qe i dhane nje post se po marote i shkreti bertit sa me nji tv ne tjetren,tani mos e vrit menjen tomo se e more postin,mos u knoq shum ore se deri vitin tjeter e ke jo per gjithmone

    Përgjigju
  • Tarras Lala: 05/11/2024 17:59

    O vota Jozefina ke qen spiune e sigurimit tė shtetit. E harove ti o vota kapota qē Zhelefina boni partin e vet e kur e pa qė si doli gjo u kthy prap aty ku bēshtyvi. Shum zonj e madhe ēshtē o vot kapota.

    Përgjigju
  • Vota: 05/11/2024 17:13

    Me ardhjen e Trump , kemi nje rimodelim ne Shqipëri , zonja Jozefina nje figure e nderuar dhe meriton te mbeshtetet , me pensionistet qe po largohen nga Rama drejt Arlind Qorrit , me rinine e cila mbeshtet forca djathta si Gon Shehaj me politiken tradiconale qe mbeshtet zonja te nderuara si Jozefina , me renien e mazhorances shume e analizojne se ne 2025 do kemi 63-67 deputet per mazhorancen duke treguar nje mazhorance ku populli nuk mbeshtet 4+4+4 pra nje tjeter +4 do ishte nje paradoks ndaj ne 2025 pritet mbi 5-6 grupe parlamentare nje bote bipolare i jep demokracise fryme , mbetet per tu pare nese biznesi mbeshtet mazhorancen apo opoziten nese biznesi mbeshtet mazhorancen do te kemi nga 63-67 per mazhorancen ne 65-69 pra nje rritje +-3%! Kjo tregon qe gjeopolitika dhe pensionet bashk me bizneset i japin nje panoramë tjeter shqiperise 2025

    Përgjigju
    • Çna ka gjet: 05/11/2024 17:55

      Shko ha ndonje tas me fasule tani!

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

‘Hetimori’ i Shëndetësisë, dëshmon ministrja Albana Koçiu: Check-up e sterilizimi, vlerë e shtuar në shëndetësi! Akuzat e opozitës? Koncesionet arritën qëllimet

‘Hetimori’ i Shëndetësisë, dëshmon ministrja Albana Koçiu: Check-up e sterilizimi, vlerë e shtuar në shëndetësi! Akuzat e opozitës? Koncesionet arritën qëllimet