Një tjetër pedofil ka rënë në prangat e policisë. 36-vjecari i identifikuar me inicialet A.I., banues në Fier akuzohet pasi përndoqi në mënyrë të vazhdueshme një të mitur 17 vjeçe.
E mitura përjetonte gjendje frike dhe ankthi për shkak të përndjekjes pa dëshirë nga 36-vjeçari. Rasti u bë i ditur në emisionin investigativ ‘Piranjat’ pas denoncimit nga familjarët e të miturës por rasti u trajtua jashtë kamerave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.