Durrës – Një 44-vjeçar i identifikuar si Julian Vasili është arrestuar nga policia në Durrës si autor i 6 vjedhjeve të ndryshme gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Ai u kap dhe u arrestua në flagrancë në tentativë për të vjedhur sendet personale në një automjet.
Nga hetimet rezultoi se Julian Vasili gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve, me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ai.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.