Abuzime me fondet e BE-së në SASPAC/ Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj! Në pranga dhe Kurtulaj e Alfred Nikolla! U firmosën 5 urdhërarreste

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar sot (4 korrik) me kërkesë të SPAK dhe urdhër të firmosur nga GJKKO-së.  Arrestimi i tij është kryer në lidhje me hetimet për abuzim të fondeve të huaja të BE-së, në SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik gjatë kohës që ai e drejtonte.

-Në pranga ka rënë dhe bashkëpunëtori i tij, njeriu i besuar Ermal Kurtulaj i cili ka mbajtur dhe postin e koordinatorit të projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla, dhe bashkëpunëtori tjetër, Alfred Nikolla. Është firmosur urdhër arrest për 5 persona të tjerë.

- Publikohet video e momentit  Beqaj me duar të lidhura prapa shpine shoqërohet  në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, paraditen e sotme, ora 09:30 minuta. Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës. Video u sigurua edhe nga gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.  Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës. 

-SPAK konfirmoi arrestimin dhe pritet të dalë dhe me një njoftim për median.

"Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informoi SPAK

-Urdhër arrestet janë firmosur nga prokurorja Elida Kaçkini që urdheroi pak muaj më parë edhe kontrollin e banesës së Beqajt. Ndërkohë masat e sigurisë jan firmosur dje nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi. 

- Ilir Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik në nëntor 2022 dhe qëndroi 1 vit. Ndërkohë Beqaj është në hetim nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje" për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me  kontratën koncensionare të sterilizimi  me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:06
Dosja e abuzimeve me fondet e BE-së në SASPAC/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla

Dosja e abuzimeve me fondet e BE-së gjatë kohës që ai ishte drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) po hetohet nga prokurorja  Elida Kaçkini. 

Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla të cilët janë arrestuar sot janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Beqajt. 

Hetimet kanë nisur në shtator 2023, ndërsa procedimi ishte regjistruar në emër të Ermal Kurtulajt, koordinator i një projekti me fondet e BE-së, ndërkohë që dyshohet se i përfshirë është edhe Ilir Beqaj, ish drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Më datë 29 dhjetor 2023, me urdhër të SPAK u ushtrua kontroll në banesën e Ilir Beqajt.

Beqaj dhe Kurtulaj, sipas vendimit që Shqiptarja.com kishte siguruar për urdhrin e kontrollit të banesave në dhjetor, akuzohen se lëshonin faturave fiktive nga SASPAC për kompani të ndryshme, për përfitues fundor pikërisht këta ta fundit.( Lexo ketu:Zbardhet dosja/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulën! Nga projekti me fondet e BE, fatura fiktive drejt bizneseve! Paratë nga projekti EUSAIR shkonin te ‘Gzona’)

Tetë episodet që SPAK përmend vetëm për Kurtulajn lidhen me pagesa që shkojnë gjithsej disa dhjetëra mijëra euro, ku veçohen një faturë 35.200 euro me “Nine Servicec INT” më 8 gusht, apo dy të tjera me nga rreth 1.7 mln lekë të reja më 20 nëntor po nga kjo kompani. Gjithashtu ‘Nine Services’ ka lëshuar edhe disa fatura të tjera. Fatura fiktive sipas SPAK janë lëshuar edhe nga shoqata si ‘Good Health’ dhe FIAA.

SPAK thotë se Ermal Kurtulaj kishte njohje të hershme me Beqajn, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+.

Më datë 16 gusht 2023 drejt projektit EUSAIR është lëshuar një faturë tatimore për ‘Landëays International’ me vlerë 149. 809 euro. Në të njëjtën ditë restoranti ‘Gzona’ në Tiranë ka lëshuar drejt ‘Landëays International’ një faturë shërbim kateringu me vlerë rreth 40 mijë euro.

Prokuroria e Posaccme dyshon se Restoranti Gzona është përdorur që biznese të cilat merrnin para nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që menaxhohet nga SASPAC, kthenin në formën e ryshfetit një pjesë të parave.

SPAK thotë se Kurtulaj dhe Beqaj kishin lidhje me restorantin Gzona. Ky restorant me emrin në QKB ‘Albanian food and hospitality’ ishte krijuar nga bashkëshortja e Beqajt dhe që në fund i ishte shitur Eduard Currajt i cili rezulton edhe pronar i kompanive ‘Curri Group’, ‘Curri SHPK’, ‘Delta Holding’, që nga ana e saj ka në pronësi kompani si ‘Delta Pharma’, Avicena apo farmacitë ‘Ditë e Natë’ që u kontrolluan të enjten.

Nga përgjimet e SPAK dyshon se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC.

Ora 10:04
Abuzimet me fondet e SASPAC, lëshohen 5 masa sigurie

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është vënë arrestuar pasi akuzohet për abuzime me fondet e BE gjatë kohës që drejtonte SASPAC.

Oficerët e kanë arrestuar Beqaj, rreth orës 07:00, në shtëpinë e tij në zbatim të vendimit të GJKKO.

SPAK ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin, por burime bëjnë me dije se në total janë lëshuar 5 masa sigurie, tre “arrest me burg” dy të tjerë “arrest shtëpie”, dy kontrolle banese

Ora 09:39
Ilir Beqaj me duar te lidhura prapa shpine në policinë e Tiranës! Report Tv siguron videon

 

Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon videon e momentit kur Ilir Beqaj është shoqëruar me duar të lidhura prapa shpine në policinë e Tiranës.

Ai është arrestuar paraditen e sotme. Video është siguruar nga gazetari Sokol Dema.

Urdhër arrestet janë firmosur nga prokurorja Elida Kaçkini që urdheroi pak muaj më parë edhe kontrollin e banesës së Beqajt. Ndërkohë masat e sigurisë jan firmosur dje nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi. 

"Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp' thuhet në një njoftim të shkurtër të SPAK" informoi SPAK në një njoftim të shkurtër. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hahaha: 04/07/2024 10:38

    Nuk ka hajdut 2 metra????

    Përgjigju
  • Platoni: 04/07/2024 10:38

    Fare e keqe mos u ngopshit qener

    Përgjigju
  • Tirona: 04/07/2024 10:37

    Sbon burg haleja jo.. Dhe ky si shokët . Me probleme në zemër dhe me tensionin do dal nga burgu. Burgu ësht për hallexhinjt e vërtet që kan lon prindër të sëmur prej vërteti shpi e me nga 2-3 fmij të vegjël.Ata duhet të presin kur ti ngeli java funit e dënimit atëher i nxjerrin.

    Përgjigju
  • Sado: 04/07/2024 10:37

    Nuk ka hajdut te gjate 2 metra ka pas nje burë njeher e nje kohe

    Përgjigju
  • Nina: 04/07/2024 10:31

    Konfiskoni pasurine te gjitheve qe kane abuzuar se burgu nuk eshte gje per ata

    Përgjigju
  • Ali: 04/07/2024 10:28

    Tani e ka radhen Skender Brataj i urgjences kombetare mjeksore se ka nja 2 tendera bashke me baqajn

    Përgjigju
  • jetnor: 04/07/2024 10:16

    Kjo tregon që SPAK nuk është SKRAP siç thotë NON GRATA dhe Like FLORIRI.... Po Likja dhe Mona kur e ka radhën sepse duhet kapur nga brirët.....

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 04/07/2024 10:14

    Edhe dhurata uruci ne shkoder

    Përgjigju
  • Zakarel: 04/07/2024 10:04

    Po shtrengohet laku

    Përgjigju
  • Keci: 04/07/2024 09:52

    Do mbahet në mend me thënien " suksese në jetë"

    Përgjigju
  • Bobo: 04/07/2024 09:36

    Terheqte kemben zvarre per te tjeret

    Përgjigju
  • www.vistarank.com: 04/07/2024 09:27

    Ilir Beqja ka qene ne survejim prej dy javesh . Dje ai tentoi te arratisej por dikush e ka marre ne telefon dhe i ka thene te kthehet . Do dalin shume gjera interesante ne ditet ne vashdim

    Përgjigju
  • Nuri: 04/07/2024 09:21

    of of of of kukuuuu likeeee

    Përgjigju
  • Rumani.E: 04/07/2024 09:16

    Kryetarin arrestoni ne fillim. Keta te tjeret jane te pa rendesishem.

    Përgjigju
  • Genti: 04/07/2024 09:13

    He se del shpejt dhe i pafajshem dhe merr demshperblim

    Përgjigju
    • Fshati: 04/07/2024 10:00

      Normal gomaret nuk shkojnë në burg.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, vdes 70 vjeçari

Durrës/ Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, vdes 70 vjeçari