TIRANË- Pas rreth 4 vitesh hetime, me urdhër të SPAK u arrestua Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe është caktuar masa detyrim paraqitje për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. GJKKO ka caktuar masën detyrim paraqitje për Pirro Xhixhon, ish-kreu i AKEP, dhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Ndërkohë, masa detyrim paraqitje është caktuar edhe për Ema Çokun, një person i afërt me Monika Kryemadhin.
Ndaj Metës, i cili ka mbajtur postet më të larta të vendit, President, Kryeministër dhe Kryetar Kuvendi, rëndojnë akuzat korrupsion në 3 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash. Urdhri i SPAK për arrestimin ka ardhur në kuadër të hetimit për skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA, dosje që janë bashkuar në një bashkë me hetimin pasuror të familjes.
3 janë prokurorët e dosjes Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtari që ka lëshuar masat është Erjon Cela. Report Tv solli edhe videon ekskluzive të momentit të arrestimit të Metës.
Arrestimi i Metës ishte tërësisht i papritur, ndërsa kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13:40. Burimet thonë se Ilir Meta është arrestuar teksa shkonte me makinë në seli për të mbajtur konferencën. Ai po kthehej nga Kosova dhe prangat i janë vënë pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Pastrim parash
Korrupsion
Mosdeklarim pasurish
Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim
Lajm ne perditesim.....
Presidenti i PL-së Ilir Meta u arrestua sot me urdhër të SPAK pasi po hetohet për aferën CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA.
Ndërkohë ka qarkulluar një foto e Ilir Metës brenda furgonit të policisë teksa po largohej nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për në bllokun e sigurisë Mine Peza në kryeqytet.
Kreu i PL Ilir Meta në momentin që ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ishte duke u transferohet drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”, ka bërë shqiponjën me duar.
Teksa furgoni po dilte nga ambientet e Policisë, mbështetës të Metës të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve dhe filluan ta godisnin automjetin e policisë.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Meta shihet teksa ka bërë me duar shqiponjën, brenda furgonit të policisë rrugës për në qeli
Tre janë prokurorët që kanë në dorë dosjen e Ilir Metës, Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ilir Meta u arrestua për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ DIA. Të dyja dosjet janë bashkuar në një, ndërkohë që familjes Meta po i hetohet edhe pasuria.
Tre janë akuzat që rëndojnë ndaj Metës, korrupsion në 3 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash
Avokati i Ilir Metës, ka reaguar pasi ky i fundit la ambientet e Policisë së Tiranës dhe do dërgohet në Bllokun e Sigurisë. Gjokutaj tha se është një vendim tërësish politik, i dyshes Dumani-Rama që goditën Metën sipas tij edhe me ndihëm e ish-bashkëpunëtorëve të tij.
Ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore, Kjo ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë shpjegim sa herë e kanë pyetur. Këto rrethana kanë 5 vjet. Momenti është politik. Dyshja Rama-Dumani dhe me ndihmën e mashave, ish-bashkëpunëtorët e Metës, që kanë formuar një vendim që ne sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është krejt i qartë është i vendosur të përballet me procesin. Rrëmbyen në rrugë ish-kryeministri, ish-presidenti.
Ky është momenti kur Ilir Meta lë Policinë e Tiranës dhe transferohet me furgon drejt Bllokut të Sigurisë.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se Meta me kokën ulur hipën në furgon.
Konfirmohen masat e sigurisë së Gjykatës së Posaçme edhe për 2 personat e tjerë të dosjes së SPAK-ut, pas arrestimit të Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë.
Bëhet fjalë për Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, që ka masën “arrest shtëpiak” dhe për Ema Çokun, “detyrim paraqitjeje”.
Pirro Xhixho është njëkohësisht edhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Gjithashtu edhe për Monika Kryemadhin është njoftuar masa e detyrimit për paraqitjeje në këtë dosje, kurse hetimet mbeten aktive dhe në proces, bashkë me operacionin e BKH.
Monika Kryemadhi
Menjëherë pas lajmit të arrestimit të Ilir Metës për pastrim parash dhe çështjen e lobimit, por edhe të caktimit të masës detyrim paraqitjeje ndaj saj, ka ardhur reagimi i Monika Kryemadhit.
Teksa e quan Metën “babai i fëmijëve të mi” dhe jo bashkëshort, ajo e cilëson si një “sulm të radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare” dhe si “lajme të servirura nga propaganda e qeverisë”.
Kryemadhi, në postimin e saj në FB, mohoi të kishte dijeni për masën e sigurisë dhe se “sapo të njoftohet, do përgjigjet me hapa ligjorë dhe publikë”.
Reagimi i Kryemadhit:
"Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.
Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.
Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.
Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.
Duke nisur nga Inceneratorët dhe deri tek çdo betejë tjetër të drejtë, që po luftojmë për shqiptarët”.
Reagimi i Monika Kryemadhit
Pas arrestimit të Ilir Metës në drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur avokati i tij Genc Gjokutaj.
Siç shohim edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv avokati është parë të hyjë në mjediset e policisë.
Monika Kryemdhit i është caktuar masa detyrim paraqitje në kuadër të hetimeve për skandalin e lobimit në SHBA dhe hetimit pasuror. Burimet thonë se i është caktuar masa detyrim paraqitje, por vetë Monika në një reagim sqaron se nuk ka dijeni dhe nuk i është komunikuar.
Meta dhe Kryemadhi janë në proces divorci.
Report Tv ka siguruar tre akuzat që rëndojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, që u arrestua me urdhër të SPAK për lobimin në SHBA.
3 janë akuzat që rëndojnë ndaj Metës për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për pastrim parash ishte tërësisht i papritur. Meta kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40.
Burimet thonë se është arrestuar në makinë te Kthesa e Kamzës në Tiranë teksa shkonte në seli.
Ngjarje me vlere Kombetare. Ilustrim PSE Kryeministri Edi Rama ishte, mbeti dhe eshte tejet nervoz... Pas kesaj, 1-Kryetari i Bashkise Tirane, Erion Veliaj, 2-zv.Kryemiistrja dhe Ministre e Energjise dhe Infrastruktures dhe Kryetare ekzekutive e disa Bordeve milionEuroshe pagese mujore, Belinda Balluku, 3-vete 'NaltMadhnia' e Tij, Kryeministri Edi Eama e me pas Damian Gjiknuri, Olta Xhacka e Artan Gaci, Oligarku i pompave te ujit, deputeti Arben Pellumbi, si dhe Eduart Shalsi, etj., etj., ESHTE E DOMOSDOSHME TE VIHEN E TE SHPALLEN NEN HETIM PENAL DHE SEKESTRIM TE PASURIVE - e nuk duhet te jene perjetesisht me pjese e politikes dhe e vendim-marrjeve ne kete Shqiperi te rrjepur e te rraskapitur perj TYRE! VETEM KESHTU MUND TE MBYLLET "TANZICIONI" CFILITES i "O Shqipni e Mjera Shqipni, Keta (Salihi, Iliri e Edvini) t'vune prape (tash 35 vjet) me krye ne hi? ..."
PërgjigjuRESPEKTE për SPAK dhe ALTIN DUMANIN ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
PërgjigjuNje falenderim i madh ne kete dite feste shkon per Halit Valterin, Adriatik Doçin, Romeo Kara, Hidajet Beqirin qe kane fol me te madhe aferat e Metes dhe madje e kane kallezuar ne SPAK. Po ashtu dhe per Altin Dumanin dhe gjithe prokuroret e SPAK.
PërgjigjuTe jete raatesi qe Like Floriri u arestua nje dite pasi prangosen Elidon Kotorin? Perse duan ti bashkojne ne qeli te dy? Cfare vrasjesh dhe shantazhesh ka bere Kotori me banden e tij per llogari te kupoles Meta - Kryemadhi? Nuk eshte fiction, eshte nje dosje e plote qe fle prej 25 vitesh ne sirtar. Klithmat e Blushit dhe te tjereve jane per ti nxjerre friken vetes. Nese dikush therret sot proteste per Liken nuk mblidhen as 20 vete.
PërgjigjuGon qela ka zaptu lulishten me grand hotel europa , bashk me ilir meten pushta
PërgjigjuDite shprese per shqiptaret!!!! Forca Spak zvarre te gjithe kush ka futur duart ne pasurine e popullit.
PërgjigjuSkenari I Kroacise mesa duket 2-3 vjet Albania futet ne EU
PërgjigjuRroftë Shqipëria! Hallall SPAK, USA dhe EU. Ditë e shënuar 21 Tetori!
PërgjigjuMbas ketij arrestimi asht rrit me 20% kg Arit ne bursa
PërgjigjuKjo dhurate i erdhi nga Nasip Naco kur ju bashkua PS. Me te ardh ne krye ne 2011 Naco shkarkoj krahun e djathe te Metes ne ministri, Durim Krajen, ish sherbys i Genc Rulit po qe Meta nuk e levizi per arsyes te pervojes se tij spektakolare per manipulime ne tendera. Durim Kraja u vu ne shenjester te KLSH per abuzime ne tendera, dhe ate qe i ndjeri Dritan Prifti e denoncoi. Kjo fabrik mafioze duket qe ra ne heshtje nga marveshja Rama-Meta, por tani cdo gje morri fund fal Nasip Nacos.
PërgjigjuHopa Dumdumi t'a futi????. Opo kta halabak asgjë s'ka për ti gjetur, se edhe po arritën ti fusin n'burg nuk e mbushin vitin se i zënë zemra. Por gjith ajo pasuri e vjedhur ska për tu kthyer më.
PërgjigjuPas letij super lajmi, i futa nje te dhjere duke kujtuar Salihun
PërgjigjuBravo SPAK e ke gjithë Shqiptarin me vete!
PërgjigjuRezorti ne velipoje Grand Hotel Velipoja Rezort esht e ktij ndyrrsires ilir meta, dhe atij Agron Çeles qe shkaterruan shkodren,
Përgjigjuu arrestua si bandit? pse cfare eshte? nuk eshte bandit?
PërgjigjuLufte peshkaqenesh. Peshkaqeni me i forte fiton. Gara vazhdon
PërgjigjuDUM DUMANI LIKE FLORIRI 1:0
PërgjigjuDumDumani thoshte...ehh si qenkan keto pune..
PërgjigjuPopulli gezon sot nga ky lajm, por me i lumturi nga te gjithe eshte... Lefter Koka. :)
PërgjigjuTe hetohet dhe Agron Çela ish deputet i LSI, tani deputet i PS shkoder te gjitha bizneset ne shkoder i ka me Ilir Meten, dhe ky individ sapo eshte ndare me gruan me (zj. Belma Çela) gjoja ndarje siç po e bejne te gjithe te korruptuarit te LSI
PërgjigjuTrego drejten kuj i ka plq me shum K... ty apo gonit
Me merrni te keqen se jam Nda me at bq, e mora vesht pak vone
Ka koh qe asht nda me belmen , edhe ka fillu me shku ne xhami e ne meke ... po ska shpetim as goni se pasunit e ilirit ka . Kur ishte iliri kryminister u ba grandi ne lulishte
Mos u nda nga belma bebezici , filloi ti vije era peshkut ,
Kur t'i konfiskojne gjithe pasurite e paligjshme,atehere do besoj se nisi fundi i tranzicionit rraskapites e traumatizues per shumicen e shqiptarve te ndershem e patriote.
PërgjigjuSPAKU ta hetoje meten per vrasjen e dritan priftit,,,thone qe i kane hedhur helm ne pije,,,oer ti shkaktuar kancer....
PërgjigjuMORI ATE QE MERITONTE KY PALACO,,,HAJDUT,,VRASES,,KRIMINEL,,,TI MERRET PASURIA ,,,SHTEPI,,PALLATE,,MAKINA,,,LLOGARI BANKARE,, DERI TEK LUGA E KEPUCEVE SEPSE ATO JANE PARATE E POPULLIT....EDHE SALIUT NJESOJ EDHE EDI RAMES NJESOJ,,,EDHE 500 ZYRTAREVE NGA TE DY KRAHET TE HETOHEN,,BURGOSEN,,DHE SEKUESTROHET PASURIA..KANE BERE QEJF KETA PALACO ME PARET E POPULLIT PER 30 VJET....
PërgjigjuEh mor Blush lulush lulush. Te zune hallet shpejt mor qyqar. Eh mor Blushlulush,blushlulush
PërgjigjuRreziku i popullit si ka vujte dhe po von akoma. Prej kesaj politike te korruptuare
Përgjigju21 tetori duhet bere feste kombetare
PërgjigjuE di si m duken kto komente si komentet mbas tërmetit tek faqja e termeteve
PërgjigjuJo ne burg, personazheve te politikes shqiptaret, nuk u duhet burgu. Gjynah taskapaguesve shqiptare t'i mbajne akoma me buke e une.Atyre u duhet konfiskim total i pasurise dhe pune ne sherbim te komunitet, nga pastrimi i institucioneve publike ku kane vjedhur, deri tek rruget, kanalizimet, plazhet , banjat e cfaredo lloj gjeje ne te mire te prones publike!
PërgjigjuEkujlibri eshte mjaft domethenes.Arestim nga pozita e menjeher edhe nga opzita.Kushdo qe ka pervetesuar,eshte bashkepunetor me krimin (si Cyrbia)apo cdo pisllek tjeter duhet te perballet me ligjin.Krimi dhe paraja nuk kane krah politik dhe ngjyre.Vetem drejtesia e drejte mund te kethej besimin ne popull.
PërgjigjuTRIMI XHA JAHOS!
PërgjigjuO budallenj jam Ilir Meta haha
PërgjigjuSPAK ËSHTË ÇLIRIM I SHQIPËRISË NGA HAJDUTËRIA.KRIMINELI META ËSHTË KOKA E KRIMIT.
Përgjigjukjo tregon se shteti po funksionon , zoti lart e shteti poshte
PërgjigjuA eshte e vertete?
PërgjigjuI modh Tosi ! Njelloj ! Lajmi me i "mrekullushem" qe pas vitit 1992 ! Rruga e Dibres
Përgjigjudite gezimi per ne katunaret
PërgjigjuHeqsh kemben zvarre per Saliun dhe Edvinin!
PërgjigjuFiks nje dite pasi arrestohet Cyrbja, por sapak eshte i pavarur.
PërgjigjuKontrolloni hotelin ku fle kontrolloni dhe telefonin se do gjeni cudira si komunikon me kriminelet
PërgjigjuMbas lindjes se femijeve ky ka qen lajmi me i bukur
PërgjigjuHahahaha i madh Ky koment
Hahahah ????????
Komenti shekullit
hahahaha super koment
Tani them se ka filluar te punoje drejtesia ! Ti merren te gjitha pasurite!
PërgjigjuGoditje fortë e SPAK. Ky hajdut mban shumë gjynahe mbi vete.
PërgjigjuLajm i mire...
PërgjigjuBRAVO SPAK ....
PërgjigjuArrestohet Likja por jo miliardat dhe kompanite
Përgjigju