Policia e Bulqizës ka arrestuar këtë të enjte 3 persona, mes tyre edhe “Qemal Stafën” të cilët dy ditë më parë qëlluan me automatikë një ekskavator.

Të arrestuarit janë Qemal Stafa 39 vjeç , Lahim Deda 49 vjeç dhe Agron Dalipi 31 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Sipas policisë këta persona, dy ditë më parë qëlluan një mjet ekskavator me vlerë 80 mijë euro, i cili mori flakë dhe u dogj plotësisht.

Ekskavatori ishte në pronësi të një firme private e cila ndodhej në këtë zonë për të hapur një rrugë pyjore.

Të arrestuarit akuzohen për “shkatërrim të pronës me zjarr”.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)