Kristian Elezi, një ndër shqiptarët që më të kërkuar në gjithë Europën, është arrestuar nga Policia italiane.

41-vjeçari shqiptar Kristian Elezi  i shumëkërkuari nga autoritetet evropiane është dënuar me 7 vite burg për grabitje dhe vjedhje në shumë shtete evropiane. 

41-vjeçari fshihej në një hotel të qytetit italian Brindizi ku iu gjetën edhe një shumë e konsiderueshme prej 7 mijë eurosh.

Mediat italaine shkruajnë se ndaj tij ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar i vendosur nga autoritetet belge. 

Sipas autoriteteve Elezi konsiderohet një nga krerët e një organizate kriminale  e cila merrej me vjedhje dhe grabitje.

Elezi ka qënë i dënuar edhe më parë në Belgjikë nga nëntori 2007 deri në tetor 2013 dhe sipas autoriteteve belge duhet të kryejë edhe 7 vite të tjera.

Së bashku me Elezin në dhomën e hotelit është gjetur edhe një tjetër shqiptar, 36 vjecar me inicialet K.K.

Krahas shumës prej 7 mijë eurosh Elezit iu sekuestruan iu edhe 3 telefona celularë dhe një kartë sim.

Ndërsa shqiptarit tjetër me inicialet K.K  iu gjetën disa orë, para të prerjeve të ndryshme rreth 940 euro ,disa skeda telefonike dhe një telefon celular.

Pas arrestimit shqiptarët janë shoqëruar në zyrat e policisë ndërsa Elezi është dërguar më pas në burgun e Brindisit.

shqiptari kerkuar evrope
Kristian Elezi

Kristian Elezi
Paratë, telefonat dhe orët e sekuestruara në hotel

Kristian Elezi

Orët dhe bizhutë e sekuestruara nga policia italiane

dy.b/e.m/shqiptarja.com