Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 1 kilogram kokainë në makinë dhe 600 gram të tjera në shtëpi

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 1 kilogram kokainë në makinë dhe 600 gram të tjera në shtëpi

Foto ilustruese

ITALI – Një 32-vjeçar shqiptar banim në Vezzano Ligure është arrestuar në flagrancë nga policia pasi u kap me 1 kilogram kokainë, në makinën e tij.

Shqiptari u arrestua në autostradën A12, ku shfaqi sjellje të dyshimte në kabinën e pagesës së taksës së qarkullimit në këtë aks. Pasi kreu pagesën ai u u largua me shpejtësi të lartë duke shtuar dyshimet se mund të posedonte në automjet diçka të jashtëligjshme.

Pas ndalimit të tij nga policia, iu gjet në motorin e makinës një kilogram kokainë e fshehur, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij blutë gjetën edhe 600 gram të tjera kokainë, si dhe 61 gram hashash, shkruan ANSA.

Makina dhe celulari i  tij janë sekuestruar nga policia.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Më 27 qershor hyn në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë në Gjermani, ja kushtet që duhen plotësuar

Më 27 qershor hyn në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë në Gjermani, ja kushtet që duhen plotësuar