Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 17-të. Të shtunën u zhvilluan tetë ndeshje, me renditjen që nuk ndryshoi. Te suksesi i plotë dolën Arsenali, Manchester City, Arsenali apo edhe Brentford dhe Leeds. Golin e parë pas dy vitesh në Premier League e shënoi edhe Armand Broja që i dha një pikë Burnleyt në fushën e Bournemouth.
Në Liverpool, vendasit e Everton u mposhtën 0-1 nga Arsenali. Goli i Viktor Gyokeres në minutën e 27-të nga pika e 11 metërshit i shërbeu djemve të Artetas që të mbeten në krye të Premier League dhe të marrin fitoren e dytë radhazi në kampionat, pas humbjes kundër Aston Villas e cila prishi serinë e rezultateve pozitive.
Në 'Etihad Stadium' Manchester City nuk e kurseu West Hamin duke e mposhtur 3-0. Erling Haaland shënoi dopietë në minutat 5 dhe 69-të, ndërsa ndërmjet tij golin e gjeti edhe mesfushori Tijani Reijnders. Me 37 pikë 'Qytetarët' mbeten të dytën dhe i bëjnë presion kryesuesve të Premier League (Arsenalit). Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi në të gjitha kompeticionet për të besuarit e Pep Guardiolës.
Në Londër vendasit e Tottenham u mposhtën 1-2 nga Liverpooli. Ky sukses qetëson disi 'ujërat e trazuara' të javëve të fundit te miqtë. Liverpool luajti për 60 minuta në epërsi numerike pasi Xavi Simons në minutën e 33-të doli me karton të kuq për Spurs.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Isak për Liverpoolin në minutën e 56-të, me suedezin i cili u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë, por u detyrua të dilte pas një dëmtimi në të 60 minutë. Më pas Ekitike shënoi edhe golin e dytë, para se Richarlison të shkurtonte për 1-2 shtatë minuta nga fundi. Në shtesë Spurs mbetën me nëntë futbollistë pasi Romero la fushën pas dy kartonave të verdhë. Me 29 pikë Liverpooli ngjitet në pozitën e pestë.
Sot në orën 17:30 luhet Aston Villa - Manchester United në Birmingham.
Premier League, raundi 17-të:
E shtunë, 20 dhjetor 2025
Bournemouth 1-1 Burnley
Brighton 0-0 Sunderland
Manchester City 3-0 West Ham
Wolves 0-2 Brentford
Tottenham 1-2 Liverpool
Everton 0-1 Arsenal
Leeds 4-1 Crystal Palace
Renditja:

Komente