Premier League e futbollit në Angli vijoi me ndeshjet e raundit të 14-të. Arsenali fitoi 2-0 kundër Brentford, Leeds mposhti 3-1 Chelsean, ndërsa Liverpooli barazoi 1-1 kundër Sunderland. Burnley humbi sërish, këtë herë 0-1 kundër Crystal Palace. Për Burnley në fundin e sfidës 9 minuta mori edhe Armando Broja.

Në 'Emirates' të Londrës, Arsenali nuk gaboi dhe fitoi 2-0 kundër Brentford, në derbin e vogël të qytetit. Mikel Merino pas vetëm 11 minutave lojë zhbllokoi sfidën, ndërsa në shtesën e parë të ndeshjes, Bukayo Saka shënoi edhe golin e qetësisë. Me 33 pikë Arsenali mbetet në krye të Premier League, me pesë pikë më shumë se Man. City.

Surprizë në 'Elland Road', aty ku Leeds fitoi 3-1 kundër Chelsea. Vendasit shënuan dy herë brenda pjesës së parë me Bijol dhe Tanaka, para se Pedro Neto të shkurtonte rezultatin në minutën e 50-të. Paçka golit, Chelsea pësoi sërish nga Calvert-Lewin për humbjen 3-1. Pas shtatë ndeshjeve radhazi pa humbje, Leeds ia del të mposhtë 'Blutë' e Marescas.

Në 'Anfield', Liverpooli nuk po mundet të lërë pas krizën. Kampionët në fuqi të Anglisë u ndalën 1-1 nga Sunderlandi i Granit Xhakës. Në minutën e 67-të Talbi shënoi për miqtë, por Mukiele me autogol vendosi barazimin 1-1 nëntë minuta nga fundi i ndeshjes.

Këtë të enjte në orën 21:00 luhet Manchester United - West Ham, sfida përmbyllëse e raundit të 14-të në Premier League. Renditja kryesohet nga Arsenali me 33 pikë, ndjekur nga Manchester City me 28 pikë, Aston Villa me 27 pikë dhe Chelsea me 24 pikë. Liverpool me 22 pikë mund ta humbasë pozitën e tetë nëse Man. United merr tri pikë sot në shtëpi.

Premier League, raundi 14-të:

E mërkurë, 03 dhjetor 2025

Arsenal 2-0 Brentford

Brighton 3-4 Aston Villa

Burnley 0-1 Crystal Palace

Wolves 0-1 Nottingham

Leeds 3-1 Chelsea

Liverpool 1-1 Sunderland

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:37
VIDEO/ Liverpooli shpëton në fund, Sunderlandi i Xhakës e barazon 1-1 në 'Anfield'

Në 'Anfield', Liverpooli nuk po mundet të lërë pas krizën. Kampionët në fuqi të Anglisë u ndalën 1-1 nga Sunderlandi i Granit Xhakës. Në minutën e 67-të Talbi shënoi për miqtë, por Mukiele me autogol vendosi barazimin 1-1 nëntë minuta nga fundi i ndeshjes.

Ora 10:36
VIDEO/ Leeds turpëron 3-1 Chelsean, i shkakton humbjen e parë pas shtatë sfidave

Surprizë në 'Elland Road', aty ku Leeds fitoi 3-1 kundër Chelsea. Vendasit shënuan dy herë brenda pjesës së parë me Bijol dhe Tanaka, para se Pedro Neto të shkurtonte rezultatin në minutën e 50-të. Paçka golit, Chelsea pësoi sërish nga Calvert-Lewin për humbjen 3-1. Pas shtatë ndeshjeve radhazi pa humbje, Leeds ia del të mposhtë 'Blutë' e Marescas.

Ora 10:35
VIDEO/ Arsenali fiton 2-0 kundër Brentford dhe shkëputet në krye të renditjes

Në 'Emirates' të Londrës, Arsenali nuk gaboi dhe fitoi 2-0 kundër Brentford, në derbin e vogël të qytetit. Mikel Merino pas vetëm 11 minutave lojë zhbllokoi sfidën, ndërsa në shtesën e parë të ndeshjes, Bukayo Saka shënoi edhe golin e qetësisë. Me 33 pikë Arsenali mbetet në krye të Premier League, me pesë pikë më shumë se Man. City.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?