'Të investohet te kapitali njerëzor', Rama me sipërmarrësit e bizneseve: Nxënësit të bëjnë shkollën në ambientin e punës! Jo t’i trajtojnë si shërbëtorë!

Sipërmarrja në vend duhet që të investojë tek kapitali njerëzor.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga takimi që zhvilloi ditën e sotme me partneret ndërkombëtarë dhe me drejtuesit e shkollave profesionale në vend.

Rama theksoi se qeveria do të krijojë Fondin Kombëtar të Aftësimit, një fond i cili do të shkojë për kapitalin njerëzor.

“Do të krijojmë Fondin Kombëtar të Aftësimit. Ky fond do të shkojë për kapitalin njerëzor. Të rroftë Mercedezi nëse trupin e ke si karrocën e Dylit. Të rroftë hoteli me 5 yje, nëse organizmin e gjallë, të atyre që mbajnë hotelin e ke me tre ylla, ku tre cepat janë të thyer Sipërmarrja të investojë tek kapitali njerëzor. Në sipërmarrje duhet të krijohet ambient shkolle. Turizmi shqiptar sot është në Champions League-n e turizmit mesdhetar dhe duhet të qëndrojë aty. Të gjithë së bashku duhet t’i japim shtysë të re proceseve”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se baza për të hedhur këtë hap drejt turizmit të mirë, është dualizimi i arsimit profesional.

Rama theksoi se nxënësit duhet të bëjnë shkollën në ambientet e punës dhe jo të trajtohen si shërbëtorë.

“Arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishme para, por sot është në nevojën për të hedhur një hap shumë të madh para, dualizimi i arsimit profesional duke spostuar në fushën ku zhvillohet ekonomia, në mjedisin sipërmarrës, ditët e shkollës. Nuk bëhet fjalë të sjellim pranë sipërmarrës vajza e djem në moshë shumë të re që t’i trajtojnë si shërbëtorë në mjediset e punës, por për t’i sjellë nxënës që të bëjnë shkollën në këto ambiente dhe të trajtohen me maksimumin e kujdesit e duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • linda: 19/07/2024 16:51

    jan mashtrime z;Rama se femia im meson shum po mesusja thot ke babin me PD edhe e merzit turp turp ku e kekatandis vendin ti

    Përgjigju
  • Po mër po: 19/07/2024 15:29

    Ty s'të bëhet vonë për kapitalin e kualifikuar njerëzor sepse ti i merr nga Bangladeshi më të mirë. Sa për puntorët e kualifikuar i keni përzënë vetë. Pyet veten pse po dështon kthimi i shqiptarëve? Çfarë të thonë këshilltarët?

    Përgjigju
    • Partia: 19/07/2024 16:43

      Këshilltarët i thonë; fajin e ka Saliu

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Miqësore luksi/ Pas u përball me Interin një vitë më parë, Egnatia do të sfidojë Napoli më 28 korrik

Miqësore luksi/ Pas u përball me Interin një vitë më parë, Egnatia do të sfidojë Napoli më 28 korrik