Arsyet e fitores së socialistëve dhe katastrofës së demokratëve

Arsyet e fitores së socialistëve dhe katastrofës së demokratëve

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Fitorja e zgjedhjeve nga Partia Socialiste nuk ishte rrufe në qiell të hapur, ajo u gatua me mjeshtëri dhe kualitet nga një staf profesionistësh, që detyrimisht të bën të mendosh e rimendosh si një pjesë e së tërës në këtë fitore.

Protagonizmi dhe gjithëpërfshirja ishin dy planet e vizionuara në mediat televizive dhe ato të portaleve në mediat elektronike online. Plani i tretë, ndonëse më i dukshmi në terren, ishin takimet e deputetëve me elektoratin në të gjithë hapësirën ku ishin caktuar.

Kushtet për një fushat elektorale më masive dhe më të gjallë në tubime me elektoratin ishin të diktuara nga masat kundër koronavirusit, ndaj dhe ajo parti që kishte kuptuar më mirë situatën, i ndryshoj mjetet e komunikimit me elektoratin aq sa u bë edhe mbrojtësja më direkte në luftën kundër pandemisë.

Kujtoni disiplinën e mitingjeve të Partisë Socialiste, ato respektonin, jo vetëm ligjin, por tregonin edhe përgjegjshmërinë për jetën e popullit e cila me pak fjalë i vinte më shumë rëndësi simbolikës së mbrojtjes së jetës dhe dashurisë për popullin.

Me shumë risi në një botë virtuale, ato takime me elektoratin socialist ishin në thelb një art i ri komunikimi plot besim e kthjelltësi, me një gjuhë të thjesht e të vërtetë.

Asetet e fitores do ishin padyshim vetë kandidatët, por nëse do ta kalonim në një zapping të telekomandës televizive oratorët e pozitës, qofshin edhe ato të analistëve që mbronin krahun e saj, siç edhe u pa, ishin gjithë etikë dhe argument e me një avantazh që të jep në fakt puna e qeverisë në dy çështjet e mëdha, si ajo e manaxhimit të pandemisë dhe rikuperimi i pasojave të tërmetit, pa harruar disa arritje të padiskutueshme si reforma në drejtësi dhe mbyllja e disa punëve në investime të ndryshme, porte, aeroporte e rrugë kombëtare e investime në shkolla, spitale, stadiume e rikonstruksionin e “Teatrit të Operas e Baletit”.

Po, gur themeli në atë bllok të artë komunikimi u bënë edhe zëri dhe figura e aktorëve të përmasave kombëtare e pse jo botërore si Tinka Kurti dhe Robert Ndrenika. Zëri i tyre prindëror i foli të arrdhmes së familjeve shqiptare bindshëm dhe me shumë sinqeritet e plot ngrohtësi.

Ky parim filozofik me aksiomën “E tashmja ime është e shkuara(kujtimet) që më çojnë drejt të ardhmes”. Ditë pas dite e orë pas ore,minut pas minute kishte fabula të reja në promocionin elektoral, të cilat ishin konkrete në komunikimin me elektoratin e çdo moshe, e krijonte perceptim të thekshëm, filloj me intervistën e ish- liderit të Partisë Socialiste zotit Fatos Nano në një televizion kombëtar.

Fushata e Partisë Socialiste formësohej në realitete të prekshme e jo në premtime boshe, kishte argument e gradualiteti në një komunikim të qëndrueshëm rridhte më lehtësi e ndaj krijonte ura komunikimi shumë të efektshme.

Kundrejt kësaj fitoreje të socialistëve qëndron katastrofa e opozitës shqiptare e përfaqësuar nga Partia Demokratike dhe aleatja e saj Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në asnjë vend të botës nuk kemi parë e dëgjuar kaq kërkim ndjese sa kemi dëgjuar e do të dëgjojmë në këto ditë nga opozita shqiptare. Kandidati për kryeministër, zoti Lulzim Basha, kishte zgjedhur një stampë vetësigurie, që çështjen e votimit e kish lënë për një lëvizje gishti e nuk dihet se kush ia kish modeluar këtë lloj mentaliteti që kurrë nuk e kishim parë ndonjëherë (një kryetar opozite të entuziazmuar).

Si në një apoteozë të euforisë u përfshinë edhe ideologë të revolucioneve dhe anarkistë aluçnantë së bashku me analistët e krahut mbështetës së opozitës të cilët nga të vëtëshpallur analist asnjëanës dolën se kishin folur në fuksion të partisë opozitare.

Turma të padisiplinuara në kakofoninë e zhurmave të makinave tregonin në fakt se partia opozitare ishte indiferente dhe shpërfillëse ndaj rregullave të mbrojtjes, ndaj koronavirusit. Kjo simbolikë krijonte frikë në elektoratin shqiptar e një sjellje e tillë në opozitë konfiguron edhe sjelljen në qeverisje.

Po ashtu, disa opinione jo shumë të qarta ndaj reformës në drejtësi e vunë shpesh opozitën në vështirësi përballë qëndrimit të faktorit ndërkombëtar. Kalimi i ditëve për një qëndrim të prerë e të qartë për partitë e koalicionit dhe veçanërisht koalicioni me LSI-në e lëkundi shumë elektoratin e djathtë i cili nuk ia falte qëndrimin e kësaj partie kur ajo ishte në koalicionin me Partinë Socialiste, pra kishte hequr nga puna shumë anëtar e simpatizantë të Partisë Demokratike.

Terreni për të eksploruar zonën gri ishte gati i padukshëm sepse në hapësirën e së djathtës u shtuan edhe parti e lëvizje të reja të cilat kishin dalë nga Partia Demokratike si shenjë kundërshtie ndaj saj për të bërë një opozitë të bazuar në zgjedhje të lira e me vlerat e meritokracisë brenda partisë.

Klima elektorale u tensionua në një farë feje të pabesueshme falë edhe të protogonizmit të shumë zërave pranë opozitës e cila ishte thuajse në një ç`organizim të organizuar ku tjetër gjë ligjëronte kryetari i opozitës tjetër gjë kandidati për deputet apo analisti pranë saj, po ashtu brenda kualicionit ku mbidoza elektorale e presidentit ia shkëputi inciativën kryetarit të Partisë Demokratike dhe gati gati pamë një rivalitet për ta marrë kush e kush më parë stafetën si fitues.

Ngjarjet rrodhën me shpejtësi drejt një logjike ku fushata verbale ishte tashmë reale me struktura të armatosura për mbrojtjen e votës dhe u shtangëm nga një vrasje e paralajmëruar sepse jo më kot faktori ndërkombëtar kishte informacion për tensionim të situatës në Elbasan ndaj edhe u stacionuan e kontaktuan me të gjithë faktorët politik që konkuronin në atë qytet.

Por, ajo që pritej ndodhi pikërisht pak kohë kur ishin dhënë mesazhet për një fushat të qetë dhe larg ekseseve. Kamikazë politikë gjenden kudo në botë, por frymëzuesit dhe të vetëdeklaruarit, se ashtu do ta pësonin edhe të tjerë njerëz që do të guxonin të preknin votën nuk ishin njerëz dosido. Kjo është çështje mentaliteti dhe përfaqëson identitetin e kësaj partie.

Katastrofa e humbjes së kësaj opozite nuk erdhi rastësisht. U gatua keq një gjellë ku edhe sikur të ketë pasur ndonjë kompani të huaj për të manaxhuar këtë performancë të opozitës do të dështonte.

Kur nuk ke arritur të krijosh një dallgë përmbysëse aq të madhe që të përballojë çfarëdo lloj manipulimi tregon se ke mangësi të theksuara e mbi të gjitha je një fenomen në rrudhje e plakje e mpiksje, ku  kura ripërtëritëse nuk ekziston për këtë lloj sëmundjeje e se kjo opozitë nuk ka se çfarë t’i afrojë shqiptarëve edhe sikur të marrë kompanitë më të fuqishme të PR-it në botë, sërisht do të humbiste, sepse ato përpara fitimit kanë hallin e reputacionit të emrit të  kompanive të tyre, dhe nuk ushqejnë me imazhe bosh.

Një parti humbëse dhe një opozite që e përdor politikën, për arsye private në mbrojtje të intresave personale. Katastrofa është në fillim të saj qysh mbas datës 25 prill rrëpira drejt humnerës po pasqyrohet në qëndrimet që po mbajnë disa opozitar ndaj humbjes së zgjedhjeve.

Sjellja prej gangsteri tribal të lidershipit opozitar me faktorët ndërkombëtar,është fytyra e vërtetë e kësaj partie Po edhe të bësh sikur nuk e di apo se ndjen fjalën e elektoratit konsevator të Partisë Demokratike i cili qysh në daljet e para të kryetarit të saj të ri Lulëzim Basha, shfaqi mosbesim me shprehjen e famshme proverbiale

“Ky nuk ngjit more vëlla dhe qesh nga halli”, besoj se do të ndikojë në rrokullisjen e shpejt të karrierës së tij, sado kudo që zinxhirë të dukshëm e të padukshëm ta kenë lidhur me interesat e tyre fatin e tij.

Shqiptarëve hallemëdhenj u duhej një opozitë që të fliste për hallet e tyre, se si do të shesim vajin e ullirit që ka një superprodhim dhe për shkak të koronavirusit u mbyllën rrugët e tregtisë, të tjerë me hallin e tërmetit apo më e thjeshta fare sezoni turistik po afron dhe në një vend me protesta e gjendje të destabilizuar nuk shkel këmbë turisti… të fliste për rrugë në veri e jug për të lehtësuar jetën e banorëve të zonave të thella, paqja sociale duhet të ishte lajmotivi i kësaj opozite.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së