Arsyet pse nuk duhet ta merrni bukën e prerë

Arsyet pse nuk duhet ta merrni bukën e prerë

Prerja e bukës nuk është një veprim i këshillueshëm dhe kjo për disa arsye. Në momentet e emergjencës së frenimit të përhapjes së koronavirusit, një nga urdhrat e dhënë është që ajo të mos prehet.

Kjo pasi telat prerës në furrat e bukës mund të jenë burim infektimi me koronavirus dhe në këtë mënyrë ai shkon lehtë në tryezat e çdo qytetari. Gjithashtu një bukë e prerë do të thotë prishja e guaskës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guaske krijon pasoja  shumë të mëdha për intoksikimin.

Me mbylljen e lokaleve, është vënë re se disa furra buke ofrojnë edhe kafe të ambalazhuar me vete. Kjo shkakton grumbullim të njerëzve dhe dalje të tyre nga shtëpia, për këtë arsye kërkohet që ky shërbim, që ndodh vetëm tek ne, duhet të largohet gjithashtu.

Një gjë e tillë është njoftuar nga Shoqata e Bukës e cila kërkon respektimin e këtyre rregullave gjatë kësaj periudhe.

‘Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimet e vazhdueshme është e nevojshme të ritrajtojmë edhe njëherë problemin e prerjes bukës. Është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve . Një buke e prerë do të thotë prishja e guackës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guaskë krijon pasoja  shumë të mëdha për intoksikimin. Në kushtet e tanishme të Covid-19 është tepër e nevojshme të ndalohet prerja e bukës në mënyrë absolute , kjo t’iu bëhet e qartë të gjithë klientëve dhe makina prerëse  të largohet nga pjesa e prerjes që kemi zakonisht. Në të njëjtën kohë është e nevojshme për furrat e bukës  që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore sepse kjo krijon premisa për grumbullimin e njerëzve dhe për daljen e tyre nga shtëpia si një shërbim ekstra që e kemi vetëm ne . Për të dyja këto kemi vërejtje edhe nga institucionet dhe kërkesa nga klientët , prandaj është e nevojshme që ti zbatojmë për të qenë në rregull me respektimin e ligjeve te shtetit për këtë periudhë’, shkruhet në njoftim.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rami: 16/03/2020 23:19

    Duhet te zgjerohet depestimi ne familjen dhe rrethin e tyre , ne rastin kur del nje individ pozitiv. Kjo ben te mundur njohjen e realitetit per te parandaluar perhapjen e infeksionit vecanerisht nga individe qe e kalojne lehte semundjen , por qe perhapin infeksionin.

    Përgjigju
  • Nddjdjdj: 16/03/2020 22:30

    Apo qe te kursehet energji elektrike nga furrat?! E keni ricikluar disa here kete lajmin e sponsorizuar nga kjo shoqata e bukeprodhuesve. Na e shpifet.

    Përgjigju
    • Miti: 17/03/2020 03:00

      Bo no sa rende qe qeke. Po te kesh pak llogjike dhe po te lexosh 2 rreshta e kupton qe kjo buka e prere eshte nje gomarllek me brire qe u vjen per shtat dembeleve shqiptare por nga ana tjeter nuk eshte aspak higjenike.

    • Durrsi: 17/03/2020 00:19

      Po para se te shkruash nje koment qe mos behesh qesharak lexo mos ki turp lexo. Ndjjdjdjdj mos pi mall po lexo

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur