U rendit e dyta për kryeprokuror/ Arta Marku: Dua të njihem me pikëzimin e KLP, që të vlerësoj të drejtën për ankim

U rendit e dyta për kryeprokuror/ Arta Marku: Dua të njihem me pikëzimin e KLP, që të vlerësoj të drejtën për ankim

Arta Marku

TIRANE- Arta Marku Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme e cila garon për një mandat për plotë në këtë post, i ka kërkuar sot KLP-së që t'i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar i secilit anëtar të Këshillit, i cili e renditi atë të dytën në garën për kryeprokuror.

Përmes një kërkese të dërguar pranë KLP, ditën e sotme Marku thotë se pasi të njihet me sistemin e pikëzimit do vlerësojë të drejtën  e saj për ankimim të vendimit.

"Me datë 18.11.2019 u njoha me Vendimin Nr.236 Prot. datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Në mbështetje të nenit 34 të ligjit nr. 37/2016 datë 06.10.2016 " Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë  dhe nenit 21, pika 4 e Rregullores mbi kriteret dhe Procedurën për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë, me qëllim që të vlerësoj të drejtën time për të ushtruar ankim të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me analizën dhe metodologjinë përkatëse të vlerësimit të ndjekur nga secili anëtar, sipas formatit të detyruar ligjor në bazë të nenit 21 pika 1 të Rregullores mbi kriteret dhe Procedurën për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë", shkruhet në kërkesën për informacion të Arta Markut drejtuar KLP-së.

Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se Marku do të ankimojë vendimin e Këshillit, brenda afatit i cili përfundon ditën e nesërme.

Një ditë pas intervistimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri publik edhe listën e pikëzimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. I pari në listë u rendit prokurori Olsian Çela me 459 pikë, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja Fatjona Memçajm me 362 pikë.

Kërkesa e Arta Markut

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beri: 19/11/2019 21:40

    Arta Marku eshte kukull lecke. Prokurori i Pergjithshem duhet te kete autoritet, kjo deshtoi ne cdo drejtim.

    Përgjigju
  • BRSS: 19/11/2019 19:02

    KJO DUHET TE DENOHET PER SHPERDORIM DETYRE SE SKA BER ASNJE HETIM ME ATE QE PAM NE TV KJO ISHTE NJE INJORANTE QE ESHTE TURP I MADH QE ESHTE PROKURORE E PERGJITHSHME KJO MERITON TE RUAJ LOOET

    Përgjigju
  • Robert: 19/11/2019 18:02

    Te fala Ulsi Pilafit

    Përgjigju
  • Landi: 19/11/2019 16:49

    Hajt mos e vrit mendjen jo. Se kshu esht kur je ushtare e don agacit me shok. Avash avash do te fusin shkelim nga sistemi dhe ty si ca te tj.

    Përgjigju
  • Eni: 19/11/2019 16:34

    Po kjo qenka e papare. Mire qe beri ate figure qe beri ne klp, mire qe nuk ka bere asgje ne 2 vjet, po tani do te rrije prap dhe 7 vjet te tjera??? Po ca behet keshtu??? Po si ka mundesi qe keta maloket kane te gjithe nje turi?? Kur hypin ne kale nuk e zbresin me. Ik more sa pa u bere figure e urryer si tik llalla. Ik o gjeja me e paafte e sistemit

    Përgjigju
    • Plaku: 19/11/2019 17:30

      O Eni tani sju pelqen kjo?????!!!! Se kur zevendesoi ate kosin nga Gramshi ju nuk rreshtet se shkruar, tani qe gyri ne loje tepelensi direkt me sharjw

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë