Artan Fuga: Takimi me Bashën
çfarë i sugjerova për Republikën e re

Artan Fuga: Takimi me Bashën<br />çfarë i sugjerova për Republikën e re
Akademiku i njohur Artan Fuga komenton aktualitetin politik në vend i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, duke u ndalur gjerësisht te situata e krijuar dy muajt e fundit pas bojkotit të Kuvendit dhe nisjes së një proteste maratonë nga PD përpara Kryeministrisë.
 
I pyetur për kauzën e opozitës, qeverinë teknike, Fuga tha se janë disa formula për konfigurimin e saj, por diskutimi është se sa i shërben sot Shqipërisë një opsion i tillë.
 
Nga ana tjetër, profesor Fuga insistoi se zgjedhjet duhet të bëhen me opozitën, pasi në të kundërt, shtoi ai, asgjë nuk do të kishte kuptim. Ndërsa dorëzimi i pushtetit në tavolinë, tha Fuga, do të ishte disfatë për demokracinë e vendit. 

"Unë nuk jam që fitorja të merret në tavolinë se do ishte disfatë e madhe për demokracinë", u shpreh Fuga. 
 
Ai rrëfeu edhe një takim të tij me Lulzim Bashën pasi ky i fundit ka lakuar Republikën e Re, ku tha se i ka ofruar mbështetje si dhe i ka sugjeruar zgjedhjen e presidentit nga populli dhe heqjen dorë nga votimi elektronik, i cili sipas tij nuk funksionon në kushtet e Shqipërisë.

I pyetur nëse ia ka propozuar ai Bashës idenë e Republikës së Re, Fuga tha se ka komunikuar me kryetarin demokrat por nuk i ka bërë drejtpërdrejt një propozim të tillë. 

"Direkt jo. Unë nuk shkova te z.Basha dhe as ai nuk erdhi te unë që t'i thoja më trego një përrallë. 10-15 vjet më parë e kam shfrytëzuar këtë tezë për këtë hipotezë. Dhe kur doli z.Basha me këtë parullë, do të isha i padenjë sikur të mos thosha kjo duhet dhe në momentin që i thash kjo duhet, nga pikëpamja etike më duhet t'i them, unë z.Basha, ju mbështes. Për këtë pikë. Por tjetër është ta thotë një pedagog, ndërsa ju do të jeni i survejuar nëse do veproni sipas kësaj që thoni. 

Unë z.Basha e kam takuar, e kam takuar edhe herë të tjera. E kam takuar edhe këtë muaj, spse në momentin që ai deklaroi atë dhe unë deklarova këtë tjetrën, kemi biseduar por aspak për çadrën, aspak për atë që ai thotë do bëj këtë e do bëj atë, unë s'di asgjë se çdo bëjë nesër, cilat janë perspektivat e tij, çfarë ka në mendje për fushatën elektorale, nuk di asgjë se si e koncepton Republikën e re.

I kam sugjeruar këto që po ju them, po të jetë për mua, një president i dalë nga populli ka anë pozitive dhe negative. 

Kur kemi diskutuar për zgjedhjet i kam thënë se votimi elektronik nuk sjell asgjë dhe ai nuk ka qenë dakord me këtë që kam thënë unë, kanë qenë edhe të tjerë të pranishëm aty. 

Dhe problemi është se në këto debate dhe komunikime ka gjëra që përputhen dhe që nuk përputhen
", u shpreh Fuga. 

Përtej diskutimit për qeveri teknike, profesor Fuga tha se ajo që është më e rëndësishme në kushtet e Shqipërisë ka të bëjë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. 

"Kjo situatë mendoj se zgjidhet me tre elementë, raport forcash, raport psikologjik, raport me negociatorët që kanë zgjedhur, e treta rënie e lirë, të fitojë kush të fitojë dhe Shqipëria do shkojë në kaos. Dhe gjendja e vendit, po shkoi në zgjedhje pa opozitën, m.q.s më kujtove '68-ën e Francës ku thuhej demokraci ose barbari, ne jemi drejt kësaj situate.
 
Unë shpresoj për konsensus nga negociatorët por nuk shoh përpjekje. Cilat janë platformat që po negociohen? Pse është kaq sekret?
 
Ç'a do fitojmë ne nëse PD bën vetëvrasje politike? Do kemi një Kuvend me PS dhe LSI. Por çfarë do fitojmë ne? Kuvendi do bëhet si KPD-ja, nga ai do dalin institucionet e tjera gjykatës, prokurorë, ministra. Nuk zgjidhim asgjë. I pari që nuk duhet ta bëjë është z.Rama
", u shpreh Fuga.  

Pse jam kundër votimit elektronik
"Jam kundër votimit elektronik, sepse nuk realizohet për katër muaj, kërkon mbulim me sinjal të të gjithë territorit, do kualifikim të njerëzve, do trajnim të elektoratit. Presioni elektoral te ne nuk bëhet thjesht në momentin kur shtyp butonin, por derisa vjen te butoni, fillon me mitingun, financimin e partive, raportin e medias me partitë, lirinë dhe mungesën e frikës të atij që voton se nuk do pësojë gjë pas votimit.
 
Asnjë ministër nuk mund të shkojë me makinën e punës në fushatën elektorale, të mbledhë vartësit e vet për t'i angazhuar në fushatë, asnjë nëpunës i ministrisë, administratës lokale, nuk mund të jetë në fushatë dhe komisione. Madje as kryeministri nuk ka pse shkon me veturën e vet në fushatë elektorale. Për mua, një anëtar i kabinetit, të jetë i tillë, ose nëse do të kandidojë, të lerë detyrën dhe të kandidojë. Mund të bëjë përjashtim kryeministri, por një ministër të zgjedhë një nga të dyja.
 
Një kryetar bashkie p.sh, ose të jetë në detyrë, ose të kandidojë. Kjo ka të bëjë me detyrën, akumulimin e kompetencave, madje mund të shkojë edhe më tutje ku KQZ të marrë kompetenca ekzekutive për zgjedhjet si në Kanada p.sh. Duhet të ketë masa represive për ata që bëjnë trafik votash, nuk ka asnjë të dënuar. Çdo të thotë që spotet elektorale të jenë falas në Shqipëri. Dhe modeli i tre, të ndryshime në qeverinë qendrore, ndryshe në administratën lokale, me prefekt, komisar partie, drejtor taksash janë militantë.
 
Pra, autoritetet lokale të jenë të tilla që të mos lejojnë përdorimin e arsimtarëve në fushatën elektorale. Ky nuk është shembulli". 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg