Artan Hajdari për A1 Report:
Ja si shkuam deri ne fitore

Artan Hajdari për A1 Report:<br />Ja si shkuam deri ne fitore
"Si gjithë shqiptarët e tjerë edhe për mua kjo është një emocion i madh sepse mendoj që drejtësia sportive u vendos në vend"- është shprehur juristi i federatës së kombëtares shqiptare në një intervistë eksluzive për A1 Report

Vendimi i gjykatës së arbitrazhit sportiv që i dha tre pikë Shqiperisë për ndeshjen e nderprerë te stadiumi 'Partizani' në Beograd me 14 tetor 2014 ndaj Serbisë nuk ka qenë një vendim i lehte. Në një intervistë per A1 Report juristi i Federastes Shqiptare te Futbollit njeherasi anëtar i Komitetit Ekzektiv Artan Hajdari e komenton ne kete menyre tre pikeshin:

"Nuk ka pasur preçedentë në historinë e futbollit prandaj çështja në pikppamjen juridike ishte shumë e vështirë nga njëra anë qëllimi i Uefa-s që ndeshja duhej luajtur dhe nga ana tjetër argumentimi i palëve përfshi dhe palën shqiptare që ne nuk ishim kundër luajtjes. Vazhduam me këmbëngulje argumentat tonë mborjtjen tonë dhe paraqitëm çështjen në shkallën e fundit të drejtësisë sportive që është CAS-i tregon që neve kishim të drejtë por ajo që të bie në sy është fakti që ne nuk kemi gjetur përgjegjës për refuzimin e lojës dhe mbi bazën e kësaj neve fituam tre pikëshin"

Por sipas Hajdarit shqiptaret gjyqin ne CAS nuk e kishin me Serbine por me UEFA-n.

"Ne nuk kemi pasur gjyq kundër Serbisë ,si Serbia dhe jona jemi dy federata që në kompeticion si pjesë e UEFA-s pra e familjes europiane të futbollit kanë rënë në një grup dhe kanë startuar që të bëjnë ndeshjet deri sa arritën të përballen dhe ndodhi ajo që ndodhi në stadiumin e Partizanit të Beogradit"-shprehet ai

Juridikisht Hajdari shprehet se ky vendim i dhëne shërben për të krijuar nje standart pasi ishte hera e pare që  nje ndeshje ndërpritej në një mënyre të tillë dhe qellimi i UFAS-s ishte qe ndeshjaa te luhej.

"Ai përbën jurispodencë për drejtësinë sportive që në pika të veçanta pse jo do të kërkojë dhe përmisime te rregullave të lojës duke përfshirë dhe kto problematika dhe atë që quhet refuzimi për të luajtur në një moment të caktuar" përfundon ai
 


 








  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm