Artan Shkreli: Zhiti, pishtari
i Berishës që djeg trashëgiminë

Artan Shkreli: Zhiti, pishtari<br />i Berishës që djeg trashëgiminë
TIRANE -  “Visar Zhiti është flaka e pishtarit që mban Sali Berisha për të bërë tokë të djegur në njërën ndër fushat më sensitive të shoqërisë shqiptare, asaj të trashëgimisë kulturore, monumentale e arkitekturore”. Artan Shkreli, një prej anëtarëve më aktiv të forumit për mbrojtjen e Monumenteve të kulturës, e ka pritur me revoltë urdhëresën e ministrit Zhiti për rijetëzimin e monumenteve të kulturës.

Ai thotë i indinjuar se “Berisha po shfrytëzon egon e trysnuar të një poeti kompleksiv për të ekzekutuar pasurinë e fundit të trashëgueshme që i ka mbetur shqiptareve, dhe këtë vetëm për efekt të fushatës elektorale”.

Z.Shkreli, ju luftuat shumë së bashku me shumë anëtarë të tjerë të Forumit për Mbrojtjen e Monumenteve, për ta ndaluar këtë projekt të rijetëzimti të monumenteve dhe ky projekt u stopua për gati një vit. Si e gjykoni faktin që ky projekt u firmos tani nga ministri i ri Visar Zhiti?
Si pjesëtarë të shoqërisë civile, ne (Ardian Klosi, Artan Shkreli dhe Lorenc Bejko) patëm arritur një akord me ministrin Bumci që ky rijetëzim të mos bëhet pa u përmirësuar kuadri ligjor përkatës. Kjo u mbështet edhe në rekomandimet e zyrës së UNESCO-s e cila u preokupua për këtë proces. Një hap prapa pati bërë dhe ministri Xhaferri kur u njoh me gravitetin e situatës, por tani një ministër me karrierë të shënueshme poetike, axhami në fushën e legjislacionit, firmos pa parë fare atë që i vënë përpara hundës. Zhiti bëhet kështu flaka e pishtarit që kërkon të djegë ato pak monumente kombëtare që i kanë mbetur Shqipërisë.

Sipas jush, cilat janë pikat e papranueshme në këtë udhëzim për rrjetëzimin e monumenteve?
Me qëllim përshpejtimin e procesit të frenuar nga shoqëria civile, MTKRS ka përcaktuar dhe miratuar kriteret e dhënies me qira të monumenteve të kulturës duke shënuar me këtë akt një precedent botëror në këtë fushë: dorëheqjen e shtetit nga mbrojtja dhe restaurimimi i monumenteve të kulturës duke i privatizuar ato për shifra që nuk kanë asnjë kuptim logjik.

Kriteret janë: Plani i biznesit – pra monumentet shihen si objekte fitimprurëse, ndërkohë që në të gjithë botën konsiderohen si objekte që kanë nevojë të vazhdueshme për fonde publike e private (donacione), pasi asnjë monument nuk garanton aktivitet fitimprurës.

Po ashtu absurd është kriteri për nivelin e punësimit, që domethënë se kush garanton më shumë vende pune ka përparësi në privatizim – a thua se kështjellat e Shqipërisë do të jenë fabrika çimentoje ku do të punësohen qindra vetë.

Madje sa më pak të punësuar, aq më garanci ka se objektet monumentale janë teprica shembullore të së kaluarës, tek të cilat mbizotëron klima e qetësisë, didaktikës dhe meditacionit. Po ashtu duhet veçuar edhe parashikimi për investime (që lidhet me jetëgjatësinë e kontratës) dhe specifikohet se me investime mbi 25 000 000 lekë të reja zbritja kontraktuale do të jetë 35%.

Kjo tregton se investimet do të kenë karakter ndërtimor, ndërkohë që në objektet e monumenteve të Kulturës, karta e restaurimit përcakton vetëm konsolidime e restaurime kriteriale. E gjithë kjo tregon se po përgatitet një kob i madh kombëtar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës