Artistët mirëkuptim me Kumbaron për ligjin për artin, jo për Teatrin Kombëtar

Artistët mirëkuptim me Kumbaron për ligjin për artin, jo për Teatrin Kombëtar

Artistët dhe pjesëtarët e Shoqërisë Civile që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Për herë të gjashtë artistët së bashku me aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur të hënë në sheshin pranë Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar shembjen e tij. Më 13 prill Ministria e Kulturës firmosi memorandiumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin për ligjin për artin dhe kulturën me përfaqësuesin e Skenës së Pavarur Kulturore, Andi Tepelenën, në një kohë kur artistët prej më shumë se një muaji bëjnë qëndresë për institucionin themelor Teatrin dhe nuk kanë arritur një mirëkuptim për të, madje ka pasur edhe përplasje. Edhe përfaqësuesi i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj deklaroi se ka qenë pjesë e marrëveshjes.

Në konsultimet me ministrinë e Kulturës nuk është përfshirë ekskluzivisht Skena e Pavarur Kulturore, të gjithë do përfshihen. Ne si grup interesi specifik, jemi aty të prirur ose do përfshihemi në debat për ato pika që na interesojnë. Ne s’kemi bërë ndonjë marrëveshje në kurriz të teatrit
 

Andi Tepelena i pyetur nga Report Tv

Ka mungesë të qartë vizioni, dhe kjo është treguar në çdo hap që në fillimet e amendimeve të ligjit për artin dhe kulturën” dhe për këtë arsye edhe SASE ishte një nga 20 nënshkruesit e memorandiumit të Skenës së Pavarur Kulturore
 

Alert Çeloaliaj

Në lidhje me raportin e Teatrit Kombëtar ku evidenton rrezikun që ka ndërtesa për aktorët dhe qytetarët, pedagogu Ervin Goci ka një sugjerim.  

Ose bllokoje e fillo dhe hap diskutime me komunitetet si të gjeni një zgjedhje urgjente sepse teatri nuk mund të rrijë i bllokuar, ose mos tregoni barcoleta me vdekje se jeni bërë komplet të neveritshëm

Ervin Goci

Pedagogu Goci ngriti dhe pikëpyetje për normalitetin e treguar nga aktorët, në momentin kur institucioni më i rëndësishëm i artit është në prag shembjeje.

Duhet të ishin bllokuar të gjitha shfaqjet. Vetëm kjo i bën ata të dëgjojnë. Nuk mund të prodhojmë normalitet dhe të vijmë këtu e të bëjmë diskutime. Po të isha unë aktor, ose nuk do ngjitesha në skenë, ose do të bëja një skandal me përmasa globale. Kjo histori duhet të marrë një drejtim dhe nuk mund të vazhdojë më në situatën kur ata luajnë ‘ping-pong’ me ne dhe asnjë institucion nuk reflekton. Çdo artist është një pasuri publike dhe duhet të japin një mesazh të madh për qytetarët

Ervin Goci

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika shprehu kërkesat e tij për ta bërë më gjithëpërfshirëse revoltën për Teatrin.

Këta duan tokën ta vjedhin or vëlla, e kuptoni tani? Unë mendoj se për këta nuk ka shumë rëndësi nëse ka apo nuk ka teatër. Këta duan tokën ta vjedhin. Janë lidhur. Duhet të flasim të gjithë, jo vetëm ne. Pse s’flet ministri i Financave, do apo s’do, kryetari i Kuvendit, Shoqëria Civile… Më tha dikush që edhe ndërkombëtarët s’janë dakord me këtë partneritetin me privatin

Robert Ndrenika

Shqetësimi i rradhës i të pranishmëve, u shpreh nga shkrimtari Krenar Zejno.

Si ka mundësi që në një herë të shtatë ne të jemi po të njëjtët njerëz dhe shumë më pak. Kur në fakt të gjithë i përkasim domenit të artbërjes dhe jot ë artdashësve…ku janë artdashësit, ata të cilëve ne ju drejtohemi dhe çfarë na mungon?

Krenar Zejno

Aktorët e Teatrit Kombëtar kishin planifikuar që në takimin e gjashtë të vinin me një dokumentar që shfaq artistët e Romës teksa mbronin godinën e Teatrit, por kjo nuk u realizua pasi sipas aktorit Arben Derhemi drejtori i rizgjedhur i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në shkelje ligjore nuk u dha hapësirat brenda godinës të pranishmëve… Zgjidhja tjetër ishte pritja për t’u errësuar, por me fillimin e shiut, aktorët zgjodhën të zhvendoseshin në anën e pasme të godinës ekzistuese për të inspektuar gjendjen e Teatrit Kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla