Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për të tretën natë radhazi vijon të qëndrojë e ngujuar në godinën e Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e saj. Gjatë orëve të mbrëmjes janë shfaqur dhe eksponentë të opozitës nga PD dhe LSI në mbështetje të artistëve, të cilët shprehen se nuk do të lejojnë që teatri të prishet edhe pse këtë deklaratë e kanë bërë me shumë kauza të tjera dhe dihet si përfunduan. E pranishme sërish para teatrit ishte dhe Monika Kryemadhi, ndësa Basha zgjodhi tu bashkohej rreth orës 12 te natës! Basha e Kryemadhi u gjobitën dhe iu hoqën patentat për shkelje të rregullava anticovid, për lëvizje jashtë orarit të lejuar dhe grumbullim i njerëzve, por duket se kjo nuk i ka zbrapsur në thyejnë sërish rregullat dhe të vijojnë të qëndrojë në Teatrin Kombëtar.

Me vendimin e marrë në Këshillin Bashkiak më 14 maj për shembjen e godinës së teatrit, nisi sërish ngujimi i artistëve që janë kundër dhe i pari që u shfaq krahë aktorëve ishte Lulzim Basha, i cili tha se teatri është vija që nuk duhet të kalohet nga qeveria dhe se do e gdhinte me artistët për mbrojtjen e kauzës së tyre. Në fakt 'mbrojtja' e tij zgjati vetëm 3 orë dhe u largua dhe që nga nata e parë nuk është dukur më. Me pas dezhurni i takoi Monika Kryemadhit, e cila tha se nuk do të tërhiqet dhe do t’i mbështesë deri në fund të betejës artistët.

Të vetmit që qëndrojnë aty pa lëvizur janë artistët që mbarojnë me forcë godinë e teatrit dhe hedhin akuza ndaj qeverisë. Aktori Neritan Licaj gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, u shpreh se të gjitha ata politikanë që kërkojnë shembjen e teatrit do të kenë fundin e tyre politik. Licaj tha se parimi i përçarjes dhe sundimit me dhunë është e vetmja qeverisjen vendin tonë dhe këtë filozofi po e ushtrojnë edhe me artistët.

Kanë shkelur Kushtetutën dhe kjo është një tragjedi. Po luajnë me emrat e heronjve kombëtarë. Ata duan të përçajnë komunitetin e artistëve. Ata përçajnë, sepse kështu duan të sundojnë. Duan të sundojnë me dhunë. Nuk kanë fytyrë e nuk kanë për të pasur për sa kohë që nuk janë me popullin. Jemi në diktaturë. Duhet të ngrihemi sepse kështu nuk vazhdohet më. Nëse rrëzojmë këta dy gangsterë, janë gangsterë, sepse ata veprojnë me dhunë, nuk do kemi frikë as në të ardhmen", u shpreh Licaj.