TIRANË-Ish kreu i burgjeve Artur Zoto mohon akuzat para Gjykatës së Krimeve të Rënda ndërsa do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
 
Kërkesa e Zotos dhe avokatit të tij Theodori Sallaku u rrëzua nga gjyqtari Luan Hasneziri i cili caktoi masën e sigurisë arrest me burg duke pranuar kërkesën e prokurorisë.
 
Sipas akuzës Zoto ka shpërdoruar detyrën duke konsumuar veprën penale të korrupsionit ku së bashku me ish vartësit e tij favorizonin biznesmen të ndryshëm për të fituar tenderat e furnizimit me ushqime për të burgosurit.
 
Zoto u arrestua dy ditë më parë pasi nga hetimet e prokurorisë ish-vartësi i Zotos, Iljaz Labi me statusin e të penduarit ka dëshmuar se i përfshirë në skemën e korrupsionit ishte dhe eprori i tij Artur Zoto.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com