E mbani mend Charli Chaplinin dhe burleskat e tij të famshme? Dhe, ëndërrimet me sy hapur të personazhit të tij të njohur me cilindër e bastun, me të cilat përpiqet t’i japë sadopak hare jetës së tij prej endacaku varfanjak?
Mu kujtua gjeniu i kinemasë tek përpiqesha të gjejë diçka optimiste, që ua ngroh zemrat njerëzve, së paku këto ditë tek po afrohet ndërrimi i moteve, mbase për ta pushuar për pak kohë kukamën e përgjithshme, të cilës i jemi dhënë pa kurajë.
Dhe pyetja: A ka diçka që funksionon si duhet në këtë vend?
Sigurisht, ka shumëçka.
Por, që kjo të ngjajë tamam me ëndërrta chapliniane, rregullisht janë këto gjëra që s’i ka në dorë Qeveria dhe Administrata Shtetërore.
Për shembull, nga ato që shihen më së shpejti nga vizitorët: taksitë, apo restorantet e Prishtinës.
Dikur, të marrish taksi ka qenë sikur po tregon botërisht se ke para të fituara pa mund, apo se je plëngprishës i pandreqshëm.
Apo se je në zor, madje të madh.
E, shumë nga taksistët e atëhershëm e kanë pasur të zhvilluar shqisën që ta kuptojnë menjëherë se cilit tip i përket, në mënyrë që të kërkojnë edhe çmimin adekuat për shërbimin e tyre.
Sot taksitë e kryeqytetit janë ndër shërbimet më të përsosura në vend.
Përgjigja më e rëndomtë e dispeçerëve të kompanive të taksive, kur kërkon transport nëpërmjet telefonit, është “për pesë-gjashtë minuta”, e ka raste edhe kur të thonë edhe “tre-katër”.
Dhe, në të shumtën e rasteve, vetura e kërkuar është në vendin e duhur, në kohën e duhur.
Automjetet janë të reja e komode, ndërsa drejtuesit e tyre njerëz të sjellshëm, që të presin e të përcjellin me dashamirësi.
Pyetjen, e lëre më ndonjë “debat” për çmimin, e kanë bërë demode taksimetrat, me tarifa të përballueshme gati për gjithkë.
Ngjashëm është edhe me restorantet.
Në qoftë se e harrojmë vetëm faktin se restorantet dhe kafenetë e sodit janë hapur me tepri edhe në vende ku nuk do të duhej të ishin – nëpër ndërtesa banesore, ndërsa me shtrirjen e tyre jashtë lokaleve i kanë ngushtuar shumë hapësirat e përbashkëta të qarkullimit, atëherë çdo krahasim i tyre me ato të dikurshmet – së paku me ato që quheshin me emër popullor “kafeneja e qytetit”, do të mundë të dukej i nevojshëm vetëm për ndonjë skeç humoristik.
Sot restorantet e Prishtinës janë të këndshme, të bukura e tërheqëse, nuk ke nevojë pothuajse kurrë të thërrasësh me zë të lartë “kamerier”, sepse kamerierët e sjellshëm gjithmonë janë aty pranë; ndonëse shumica e restoranteve kryesisht të tipit fast-food, megjithatë zgjedhja është e begatë, cilësia në nivel dhe frika së mund të helmohesh i takon së kaluarës së largët.
Sigurisht, ka edhe restorante me menu të plotë dhe shumë të sofistikuar, kuzhinat e të cilëve i mbajnë kuzhinierë me zejen e sprovuar edhe në restorantet evropiane, por as ato nuk kanë kushedi se çfarë çmimesh të papërballueshme.
Sigurisht, e dini përgjigjen pse këto dy veprimtari janë ngritur në kësi niveli të lartë të cilësisë: konkurrenca e lirë.
Disa nga pronarët e kompanive të taksive, për hapjen e tyre i kanë shfrytëzuar beneficionet që ua ka mundësuar të qenit të afërt me pushtetarët.
Por, me kohë, megjithatë konkurrenca është zgjeruar, siç është zgjeruar edhe me lokalet hoteliere, dhe kjo e ka bërë të veten: mbijetojnë vetëm të mirët.
Ka diçka shumë ngushëlluese në këtë tregim suksesi: se edhe ne mundemi e dimë.
Është ky një mohim i gjithë atyre që shkakun e dobësive tona e shohin jo vetëm në mungesën e traditës së të jetuarit në një shoqëri moderne, por shpesh me një mazohizëm të pashembullt irracional e racist - deri edhe në veçoritë tona etno-psikologjike.
Sigurisht, kjo na e nxjerr në dritë edhe një fakt të dhimbshëm: se partitë tona politike nuk janë as konkurrencë, as e lirë.
Përndryshe, edhe qeveritë tona, dhe gjithë ai konglomerat shërbimesh e veprimtarish që varen prej tyre - do të mundë të ishin po kaq të suksesshme, madje edhe të përsosura.
/Shqiptarja.com