Seriali në Netflix “Stranger things” (Gjëra të çuditshme) ka fituar zemrën e milionave në botë. Një sukses i papritur, edhe pse është në kufijtë e horrorit, misterit dhe logjikës. Kush e ka parë këtë serial, e di mirë se gjëja më e frikshme është kalimi në botën e nënposhtme, që nuk është ajo e përtejmja e vdekjes, por tjetër gjë. Eshtë një zonë e frikshme e populluar nga monstra, tmerr dhe ftohtë. Kalimi në këtë botë nuk është një dimension njerëzor, por rrethanat, ekzagjerimet në kërkime shkencore, pushtet, abuzimet dhe shkeljet, bënë që aksidentalisht të hapej një portë kalimi në të. Për kë e kapërcen, është një eksperiencë tronditëse, asgjësuese.
Në tranzicionin tonë të dhimbshëm, në mënyrë metaforike, njerëz, rrethana, gabime, padituri, keqdashësi e përfitime, kanë bërë që herë pas here ne të kalonim në këtë botë të nënposhtme, me rrezikun dhe tmerrin e shuarjes, nga ku vërtetë disa prej nesh nuk ia dolën të rikthehen përmbi, aty mbetën përherë të mbërthyer. Kalimi në botën e sipërme të të gjallëve, të dritës dhe të normalitetit kërkon aftësi, guxim, vendosmëri, zgjuarsi. Nuk është e lehtë, por nëse kuptohet formula, nëse gjendet rruga dhe çelësi, drita në fund të tunelit shfaqet siç u shfaq për ne.
Kushdo që di dhe ka parë botën e nënposhtme, siç na ka qëlluar ne në vendin tonë, nuk mund të bie më në grackë, nuk mund ta kalojë më portën, apo vijën e kuqe. Disa “specialistë” të botës së nënposhtme, që hedhin kushtrime verore se do të përmbysin e do të dhunojnë çdo gjë, ashtu siç vetëm ata dinë të bëjnë, e kanë të kotë tashmë. Në botën e nënposhtme, nëse e adhurojnë, mund të shkojnë me vullnet vetë ata: Sali, Ilir apo sido që të quhen, mjafton ta dëshirojnë. Rrugën dhe sidomos portën, e dinë.
xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.8%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 11977
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
Sikur quhet Edvin malukati keto 10 vite. Nga te del Salib apo Ilir zotrote? Apo sa kohe zhvasni pasuri e para nga ai jeninok!
PërgjigjuE the bukur: "më". Si e tha i gjati?! Nuk eshte pare gje akoma!
Përgjigju