/ATSH-AFP/ - Presidenti sirian, Bashar al-Asad deklaroi gjatë një interviste në televizionin amerikan, CBS, se është i hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Assad shton se një dialog i tillë duhet të bazohet në "një respekt të ndërsjellë" sipas disa pjesëve të shkëputura të kësaj interviste që do të shfaqet e plotë në emisionin "60min" të gazetarit Charlie Rose në CBS.
"Në Siri ne themi se çdo dialod në parim është një gjë pozitive", pohoi presidenti sirian, i pyetur për mundësinë e një dialogu me Uashingtonin.
Ndërsa pyetjes nëse ka patur një dialog midis dy vendeve, ai i është përgjigjur se nuk ka patur asnjëhere një dialog të drejtpërdrejtë.
Zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit amerikan kanë deklaruar se fundmi se Asad nuk ka pranuar kurrë negociatat për t'i dhënë fund konfliktit në Siri, një çështje që po bën gati pesë vjet, por megjithatë anëtarët aktualë të qeverisë siriane mund të bëhen pjesë e këtij procesi negociatash .
Më 15 mars, gjatë një interviste të dhënë për CBS-në, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mesa duket ka deklaruar se Uashingtoni, nëse i kërkohet një gjë e tillë, është i hapur për dialod me presidentin e Sirisë, për t'i dhënë fund konfliktit.
Kjo deklaratë ka zemëruar grupimet opozitare siriane dhe disa nga mbështetesit e këtyre të fundit në Perëndim.
Por, zëdhënësja e Departametit të Shtetit, Jen Psaki, ka siguruar se kjo deklaratë e John Kerryt i është referuar vetëm zyrtareve të qeverisë së presidentit Assad dhe jo atij në veçanti.