Policia e Shtetit vijon aksionin e asgjësimit të kanabisit në të gjithë vendin. Aksioni ditën e sotme është shtrirë në Shkodër, Krujë dhe Vlorë ku janë asgjësuar 33199 rrënjë kanabis sativa.
Shkodër
Policia e Shkodrës ka asgjësuar mëngjesin e sotëm 9899 rrënjë kanabis sativa të kultivuara në 68 parcela.
Përkatësisht 43 parcela me një numër prej 7932 bimë janë asgjësuar në Pult të Shkodrës. Ndërsa në Shllak të Vaut të Dejës janë asgjësuar 1967 rrënjë kanabis sativa.
Policia ka asgjësuar bimët me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet proceduriale i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Krujë
Ndërsa në Krujë policia ka asgjësuar 12300 rrënjë kanabis sativa. Bimët u asgjësuan në fshatrat Nikel, Cudhi, Cudhi Zall dhe"Mali i Krujës". Policia ka asgjësuar bimët me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivimi i bimëve narkotike".
Vlorë
Sakaq në Vlorë janë asgjësuar 11000 rrënjë kanabis sativa. Bimët janë asgjësuar në fshatin Armen dhe Kuç të kultivuara në zona të vështira, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë. Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegës me zjarr.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com