Policia e shtetit vazhdon asgjësimin e kanabisit në ë gjithë vendin. Ditën e sotme aksioni është shtrirë në Shkodër, Memaliaj, Vlorë dhe Krujë ku janë asgjësuar 35492 rrënjë kanabis sativa. 

Shkodër
Policia e Shkodrës ka asgjësuar mëngjesin e sotëm 11308 rrënjë kanabis sativa në 62 parcela dhe ka shpallur në kërkim 3 persona. Bimët u gjetën në Pult, Shlak e Temal.

Policia gjithashtu sekuestroi një armë zjarri (mitroloz) model-56. Personat e shpallur në kërkim si të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve janë N.M, 56 vjeç, Gj.K, 40 vjeç dhe Rr.K, 56 vjeç të tre banues në fshatin Bruçaj, Pult.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kultivim të bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" .

Memaliaj
Ndërsa në Memaliaj janë asgjësuar 13984 rrënjë kanabis sativa. Bimët janë asgjësuar në vendet e quajtura "Hamzaj" , "Revishtë" , " Lajthizë" , "Osmanaj", "Cacaj " , "Komar" dhe " Kalemaj". Bimët u asgjësuan me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. 

Vlorë 
Blutë e Vlorës kanë asgjësuar gjithashtu 5000 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Ramicë dhe Tërbaç, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, anës luginave dhe përrenjve.Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegës me zjarr, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.

Krujë
Në Krujë dhe Ishëm mesditën e sotme janë asgjësuar 5200 rrënjë kanabis sativa. Përkatësisht në fshatin Mafsheq, Krujë u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies 4100 rrënjë kanabis sativa. Ndërsa në fshatin Shetaj, Ishëm u asgjësuan 1100 rrënjë kanabis sativa. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Durrës për veprat penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.

droga shkoder

droga shkoder

droga shkoder

droga shkoder
  (Foto nga vend i ngjarjes në Shkodër )

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com