Asgjësohen 1967 bimë të dyshuara kanabis, në kuadër të megaoperacionit policor i koduar “Territor i pastër'.
Bimët narkotike të mbjella në një tokë u zbuluan nga policia e Shkodrës në fshatin Bardhaj. Në lidhje me zbulimin e parcelës policia ka vënë në hetim kryetarin e fshatit Bardhaj, A. F., 39 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërkohë në komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vasijaj, bashkia Vau i Dejës, evidentuan 91 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.
Policia thotë se po vijon punën për identifikimin e trafikantëve.
Sakaq specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 37 vjeç. Gjithashtu, pas konsultimit me prokurorin, proceduan në gjendje të lirë vëllanë e tij, shtetasin N. M., 42 vjeç.
'Këta shtetas ishin shpallur në kërkim në kuadër të fazës së parë të megaoperacionit “Territor i pastër”, si rezultat i të cilit, u goditën 11 raste të kultivimit të bimëve narkotike, u asgjësuan 19 300 fidanë cannabisi, si dhe u sekuestruan 97 kg cannabisi (në trajtë çokollate dhe boçeje), 2160 fara cannabisi dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Garantimi i një sezoni turistik të sigurt! Procedohen penalisht 10 persona
26 Korrik, 15:52
-
Shkodër/ Përplasen 2 mjete me njëra-tjetrën! Plagoset 7-vjeçari
26 Korrik, 11:47
-
Arrestohet hajduti i banesave në Shkodër, vodhi 1 shtëpi dhe tentoi 3 të tjera në qershor
26 Korrik, 08:31
-
‘Bjeshkët', Operacioni i përbashkët Shqipëri - Mali i Zi, asgjësohen 11 mijë rrënjë kanabis
25 Korrik, 12:41
-
SPAK e SHBA godasin grupin kriminal që kalonin qytetarë me dokumente false nga Hani i Hotit për në Amerikë e Kanada! Në burg organizatori, 4 arrest shtëpie, mes tyre 2 policë
23 Korrik, 16:25
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
PD dhe shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool
22 Korrik, 21:50
-
Në jet ski me dy vajzat e mitura në liqenin Vau i Dejës, Babai humb kontrollin e përplaset me shkëmbin, të 3 në spital
21 Korrik, 18:05
-
Aksident në aksin Rrjoll-Shkodër, automjetet përplasen! Dy pasagjere dërgohen në spital
21 Korrik, 17:09
-
Mrekulli e natyrës, Rragami në Shkodër ‘thith’ turistët! Të huajt: Fantastike! Udhëtim me varka drejt Komanit e lumit të Shalës
20 Korrik, 19:36
-
SPECIALE/ Blini i Gurit t’Lekës, Tajlanda shqiptare! Malet e larta, ujëra të kristaltë, trofta lumi, Zipline dhe legjendat që i zbulon në Luginën e Shalës
20 Korrik, 13:07
-
Elektrizohet Kalaja e Rozafës! Za Fest rizgjon kulturën në Shkodër
20 Korrik, 12:37