"Ju përmendët Lombardinë, ju akuzojnë se shpallët gjendjen e emergjencës me vonesë si Italia. Masat janë përgëzuar nga OBSH-ja, ne kemi mbështetjen e tyre për të gjitha masat që kemi marrë, e pohon OBSH-ja, jo unë, që janë në kohën e duhur dhe të panxituara.
Ne i kemi marrë ditën e parë që Italia shpalli zonën e kuqe. Të gjitha masat kërkojnë që të mbështesin dhe kufizojnë përhapjen e virusit. Të moshuarve do u ofrohet asistencë për ata që nuk kanë fëmijët afër, ne kemi marrë iniciativë për t'i identifikuar dhe ofruar mundësi për ushqimin dhe barnat dhe për të mos lejuar të afektohen nga virusi" tha ajo.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi/ Manastirliu te '5 Pyetjet': Gati laboratori i dytë, kemi shumë tamponë, 200 respiratorë, 9 mijë shtretër, asistencë për të moshuarit










