ELBASAN - Edhe ditën e sotme At Nikolla Marku përmes një konference për mediat ka akuzuar Anastas Janullatosin se po përgatit një skandal të ri, ku kërkon të kthejë shkollën Normale të Elbasanit që është godinë e arsimit kombëtar në një qendër të shovinizmit grek,me pretekstin se ka qenë dikur Metropoli e Kishës.
 
At Nikolla Marku sqaron se ish-Metropolia është godinë tjetër dhe se i është shitur një banori të lagjes Kala Elbasan për arsye ekonomike.

Sipas At Markut, Janullatosi kërkon nga përmbarimi zbatimin e një vendimi gjykate të gabuar për shkak të ngatërrimit të godinave.
 
At Nikolla Marku ka paralajmëruar Janullatos, se shkollën Normale të Elbasanit  do ta mbrojnë ortodoksët së bashku me popullin shqiptar  dhe se historinë e arsimit shqiptar e mbron çdo shqiptar pa dallim krahine dhe feje.

Ndërkohë mos tjetërsimi i godinës ku më datë 3-9 shtator të 1909 u mbajt kongresi i Elbasanit ku ishin të pranishëm delegatë nga i gjithë Shqipëria është kundërshtuar edhe nga një përfaqësi intelektualësh dhe besimtarësh të qytetit.

Këta të fundit e kanë konsideruar të padrejtë vendimin dhe tentative për të ndryshuar dhe fshirë historinë e lavdishme të arsimit shqiptar. Në rast se godina do të tentohet te tjetërsohet ata paralajmërojnë së do të përgjigjen egërsisht.
 
Deklarata e plotë e At Nikolla Markut për Godinën e Normales së Elbasanit

Redaksia Online 
(a.h/shquptarja.com)