LEZHË- Një 22- vjeçar është shpallur në kërkim mbrëmjen e djeshme pasi ka tentuar të vrasë pas një konflikti një 24- vjeçar.
 
22- vjeçari me inicialet Xh.D. banues në qytetin e Lezhës është konfliktuar disa ditë më parë me 24- vjeçarin me inicialet N.N. për motive ende të paqarta.

Për këtë arsye XH.D. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të N.N. i cili po lëvizte me mjetin e tij brenda në qytet por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia ka gjetur në vendngjarje 3 gëzhoja e ndërsa mbi XH.D. rëndon akuza për veprën penale “Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)