Atentati/ Gazetari i Shqiptarja.com zbardh detaje të reja: Rraja u tradhtua nga gjurma e gishtit, në makinë u gjet edhe një pistoletë

TIRANE-Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Redjan Rraja u arrestua pasi u tradhtua nga shenjat e gishtave që u gjetën në makinën e autorëve që u gjet pas atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja. Gjithashtu ai thotë se në makinë nuk janë gjetur vetëm dy automatikë, por edhe një pistoletë dhe prova të tjera me vlerë për hetimin që janë dërguar në laborator.  "Gjetja e padjegur e makinës ishte një provë e rëndësishme. Në pamundësi për ta djegur nga autorët, çoi në zbardhjen e këtij krimi. Bëhet fjalë për dy automatikë dhe një pistoletë dhe detaje të reja si bishta cigaresh të gjetura në makinës, janë çuar në laborator për t'u ekzaminuar. Fakti që është identifikuar njëri nga autorët, ka qenë një gjurmë gishti që është gjetur në derën e makinës. Krahasimi i saj ka çuar në arrestimin e tij.

Nga ata që kam biseduar unë më është konfirmuar se ka qenë një gjurmë gishti, analiza e ADN-së në një nga kapuçat, bishtat e cigareve dhe paketa është cuar për ekzaminim. Procesi i ADN-së është më i vështirë se krahasimi i gjurmës së gishtit. Tentativa e tij për largim, ka bërë që të merret në pyetje për vendndodhjen atë ditë dhe kontaktet që ka pasur atë ditë në Nikël dhe Fushë Krujë. Ka qenë gjurma e gishtit që solli identifikimin paraprak, por në vijim do të ketë të tjera detaje" tha ai.

Në momentin e arrestimit, Rrajës i janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy telefona, të cilët po ekzaminohen për të zbardhur detaje të reja që mund ta implikojnë. Deri tani, Rraja nuk ka pranuar që të flasë, por nëse do të vërtetohen akuzat rrezikon deri në burgim të përjetshëm. "Nga tabulatet telefonike, nëse ka qenë në zonë, dy telefona janë sekuestruar. Deri tani nuk ka dhënë dëshmi, pasi ka kërkuar të mbrohet nga një avokat. Paketa ligjore parashikon që personi duhet të pyetet përpara para gjykatës më pas të japë dëshminë para një mbrojtësi. Akuzat janë shumë të rënda që parashikojnë 35 vite burg deri në përjetshëm. Nëse Rraja do të vijojë të ecë me kokëfortësi nëse policia ka prova mund të kemi dënim maksimal. Prokuroria ka 12 muaj afat që të hetojë. Nëse ka vullnet Redjan Rraja të bashkëpunojë kemi ndryshim komplet të rrjedhës hetimore.

Ata kanë qenë një skuadër, nga dy qitësit, një shofer që i ka transportuar dhe largimi, ndërkohë që kemi edhe dy persona që i kanë pritur kur janë pasi lanë Benz-in. Roli i Rrajës ende nuk dihet, por fakti që është gjetur gjurmë gishti në makinë bien dyshimet maksimale. Në cfarë rrethanash është gjetur është ai që duhet të japë deklarimet për të sqaruar pozicionin e tij. Është kërkuar bashkëpunim me homologët e huaj për të hapur telefonin, por nuk besoj se personat që kanë marrë pjesë ne ekzekutim të kenë folur me telefona para, apo të kishin krijuar një plan përmes telefonit. Prokuroria ka një material voluminoz që do kohë për ta shqyrtuar. Deri tani ka pasur kontrolle në Fushë Krujë, Lushnje dhe qytete të tjera".

Por ku është motivi që Redjan Rraja mund të ketë qëlluar mbi prokurorin dhe Landi Muharremin? "Deri tani nuk kemi motivin që mund ti kenë shtyrë të qëllojnë mbi prokurorin dhe Muharremin. Deri tani është motivi për pronat te Gjiri i Lalzit, pasi është përfshirë në një cështje, që do të thotë se ka cënuar disa interesa. Redjan Rraja është një personazh i përfolur që nga 2016 kur u vra Elton Cico, pasi ka tentuar të fshehë armën që ai mbante me vete. Por u përfshi edhe në skandalin e Xhisiela Malokut. Sot kam pyetur dhe ky hetim është pushuar. Ka hipoteza se mund të jenë paguar nga dikush tjetër dhe kanë marrë përsipër goditjen. Zona nga vjen Rraja njeh personazhe dhe ka lënë precedent si vrasës me pagesë. Nikla, Kruja dhe Fushë Kruja ka provuar të tillë kontigjent, që kanë pasur objektiv vrasjen me pagesë. Por dyshohet motivi i pronësisë, pasi Landi Muharremi ka pasur konflikte me një biznesmen nga Libani.

Ndoji ka deklaruar se nuk i ka njohur, nuk ka pasur rreze shikimi, pasi dy personat ndodheshin në makinë dhe hapja e zjarrit erdhi nga brenda makinës nga ulja e  xhamit. I vetmi që nuk ka dëshmuar është Landi Muharremi, por edhe Andi Maloku, pasi kanë pasur probleme me shëndetin. Ndoja ka thënë se ka parë vetëm siluetën dhe asgjë. E vetmja pistë mendoj se është e konflikteve të pronës në Gjirin e Lalzit, pasi është kthyer në një vatër krimi. Ai është monitoruar që kur ka dalë nga puna, është gjurmuar në restorant, në atë zonë nuk ka kamera. Autorët me një 'gur kanë tentuar të vrasin dy zogj'. Sigurisht që ata janë miq. Sa herë ka pasur më parë atentate është pësuar edhe nga të tjerë" përfundoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!