Një sherr i nisur një muaj më parë ka qenë shkaku i atentatit të mbrëmshëm ndaj Eduard Dukës, 34 vjeç, në zonën e Kinostudios.
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim L.D 30 vjeç dhe E.D 26 vjeç të dy banues në Tiranë, pasi një natë më parë kanë tentuar të vrasin brenda në lokal fqinjin e tyre 34-vjeçar.
Pikënisja e konfliktit ka qenë mbrëmja e 8 shkurtit kur tre të rinjtë janë konfliktuar verbalisht. Pas shoqërimit në polici, Duka mësohet të jetë shprehur se L.D dhe E.D e kanë sharë nga gruaja.
Që nga ajo kohë të tre personat nuk kanë folur me njëri-tjetrin, ndërsa një natë më parë teksa Eduard Duka ishte duke pirë kafe në zonën e Kinostudios, përpara lokalit ka ndaluar një makinë dhe prej saj kanë zbritur dy persona të cilët pasi janë futur në kafe kanë hapur zjarr në drejtim të tij.
Ngjarja ndodhi në një lokal pranë zonës së Kinostudios në Tiranë. Policia ka shpallur në kërkim dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Konflikti nisi një muaj më parë
Pikërisht ky konflikt i ndodhur rreth 1 muaj më parë dyshohet se është shkaku i atentatit të mbetur në tentativë. Menjëherë sapo kanë qëlluar në drejtim të lokalit mendohet se dy autorët L.D dhe E.D janë larguar me makinë në zonën e Freskut.
Policia kontrolloi disa banesa si dhe ngriti postblloqe, por dy të rinjtë u larguan me shpejtësi. Mendohet se ata fshihen në zonën e Freskut. Pistoleta me të cilët autorët qëlluan në drejtim të Eduard Dukës ka qenë e kalibrit 7.65 dhe vetëm njëri prej plumbave e ka kapur në krah Dukën.
Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital. L.D dhe E.D akuzohen për "Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë".
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilët kanë tentuar të vrasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ai është qëlluar me një armë zjarri të kalibrit 7.65 mm, i cili është plagosur në krahë dhe ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
Shtetasit e shpallur në kërkim, me shtetasin e dëmtuar, më parë kanë patur një konflikt midis njëri tjetrit dhe konkretisht më datë 08.02.2017, konflikt i cili është trajtuar nga Komisariati Nr 4.
Po punohet për kapje e autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë, në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
[gallery]21532[/gallery]
/Shqiptarja.com