Atentati ndaj 36-vjeçarit në Vlorë, gjendet makina e djegur e autorëve, sekuestrohen 6 kamera sigurie! Shenja plumbi e njolla gjaku, çfarë ka mbetur në vendngjarje

VLORË-Atentati i ndodhur në Vlorë në lagjen 'Pavarësia', ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Hanaj, ende nuk ka një autor. Ditën e sotme është gjetur një makinë e djegur në fshatin Trevllazën, ku dyshohet se është makina e përdorur nga autorët. Mjeti është djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe dy krehëra kallashnikovi.

Në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por atë e ka preku vetëm një plumb në dorë. 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip 'Audi Q7'. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndwrsa policia vijon hetimet rreth aktivitetit të plagosurit.

Pasi është qëlluar, Hanaj ka ecur për disa metra në rrugë ndërsa kanë mbetur edhe njolla gjaku në vendngjarje dhe më pas ka shkuar në spital. Report Tv shkoi në vendin e ngjarjes ku ende dallohen njollat e gjakut në rrugë dhe xhami i thyer i dyqanit nga breshëria e plumbave.

Policia ka sekuestruar 6 kamera sigurie ku mendohet se kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe mund të zbardh autorët dhe dinamikën e atentatit. Gjithashtu janë shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.

Dinamika, i riu u qëllua teksa po ecte para pallatit

Hanaj ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet pranë banesës së tij, pasi ka dalë nga lokali po shkonte tek hyrja e pallatit pranë banesë së tij, aty është shtënë ndaj tij nga një makinë në lëvizje, pasi ka marre një plumb ne dorë ka lëvizur për rreth 50 m ndërkohë duke u ndjekur nga autorët dhe qëlluar me armë automatike ndaj tij, por për fat plumbat e tjerë nuk e kanë prekur. Dyshohet se makina qe ka qenë në ndjekje të tij dhe që është qëlluar brenda saj.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:50
Atentati ndaj 36-vjeçarit në Vlorë, gjendet ‘Audi Q7’ i djegur, u përdor nga autorët

Një ditë pas atentatit në Vlorë, është gjetur një makinë e djegur në fshatin Trevllazën, ku dyshohet se është mjeti i përdorur nga autorët. Mjeti është djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda janë gjetur 2 krehëra kallashnikovi.

Policia ka gjetur mjetin "Audi Q7", i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e  ngjarjes.

Autorët pasi qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj, u larguan me “Audin Q7” drejt fshatit Trevllazën.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shteti: 06/01/2022 11:21

    tani presim komente nga te dhimbsurit per rendin qe te fajsojne shtetin se po vriten me njeri tjetrin keta qe kane hasmeri ose pazare te prishura per pun te pista o njerez kush meret me ato pune nuk ka gjerman ti ndali...ata te bejne atentat me Q7 dhe e djegin do te thote para e madhe e mjeshtra te puneve te pista. rrofte djersa e ballit per te jetuar

    Përgjigju
    • Gripi: 06/01/2022 12:16

      Ke te drejte, shteti eshte vetem per te numeruar te vdekurit, te mbledhi gezhojat dhe te spostoje mjetin e krimit me karoatrec. Njerezit ne rruge dhe ne supermarkete ose lokale nuk duhet te shqetesohen nese hane ndonje plumb qorr. Policine e kemi vetem per te vene gjoba.

  • Shkodra: 06/01/2022 10:59

    Shum dobet vlora e dyta here qe deshtojn ne atentate! Me me qetesi merrni mir ne shenj

    Përgjigju
    • vlora: 06/01/2022 11:46

      po re po dhe vjet ne janar keshtu e nisem ne shpetoi kot ai plera mitrua po der ne fund te vitit u vran 6 dhe u plagosen 5 po ju ku ishit nejse se dhe ju nuk u paraqitet dobet po gjithmon pas nesh jeni

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit