Në GJKKO, vëlla i ‘Rrumit të Shijakut’, Vullnet Muça thotë se në Durrës përflitet se Plaurent Dervishaj është personi kryesor që e drejtoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Vullnet Muça: Edhe zotëria atje, ( për Plarentin) di që ne jemi gabimisht këtu. Ka ndodhur një ngatërresë pa lidhje, ne kemi ra viktimë, ai ka ra viktimë. As kemi lidhje, as dimë gjë thjeshtë i njohim si qytetarë Durrësi kaq. Nga gojëdhënat qe qarkullojnë në Durrës, thonë që Plarent Dervishaj është personi kryesor që e drejtoi këtë punë.

Nga ana tjetër, Plaurent Dervishaj ka folur për një atentat që i kanë bërë disa kohë para ngjarjes së 1 nëntorit, ndërsa është shprehur se ai ka qenë me fat dhe se ka ndihmuar zoit, pasi në pjesën e pasme të automjetit me të cilin ai udhëtonte, ishte dhe djali i tij. Për Andi Malokun, ai thotë se ishte i pafat pasi nuk e ndihmoi zoti.

Plaurent Dervishaj: Nuk po arrij të kuptoj sensin e këtij procesi gjyqësor. Ccfarë po kërkoni, të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen? Të gjendet kush është shkaku i gjithë kësaj historie, është Arjan Ndoj, Andi Maloku apo Aleksandër Laho? Unë e quaj fat që ne kemi qenë në atë makinë kemi shpëtuar gjallë. Sepse unë kam pasur djalin mbrapa. Përpara plumbit te gjitha kokat janë njësoj, nuk kursen asnjërin. Mua më ndihmoi Zoti, ndërsa Andi Maloku vdiq se nuk e ndihmoi Zoti. S’po kërkoj mëshirë unë këtu, por drejtësi. Mos bëni teatër këtu.


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Pajtuesi i gjaqeve në GJKKO: Asllan Rraja kërkoi nga familja e Andi Malokut të mos merrnin hak! Dëshmon dhe vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’