ELBASAN- Forcat operacionale kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion 'Blic' në zonën mes Rrogozhinës dhe Peqinit në Elbasan. Policia ka dyshime se në këtë aks mund të ketë gjurmë të autorëve.
Korrespodenti i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se aktualisht po kontrollohet në një objekt i cili shërben si stallë bagëtish ku mund të gjenden gjurmë të autorëve njëkohësisht bashkëpuntorë të Redjan Rrajës për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasjen e shoferit të tij, Andi Maloku.
Ditën e djeshme Policia ka kryer kontrolle në qytetet e Vlorës dhe Lushnjes, dhe në këtë të dytin kanë kontrolluar shtëpinë e Julian Sulos ose i njohur si ''Juli i Pashakos'',i dyshuari i dytë si i përfshirë në ngjarjen e mbrëmjes së 1 nëntorit.
Nga atentati i një jave më parë humbi jetën, Andi Maloku shoferi i Arjan Ndojas dhe u plagosën dy persona, vetë prokurori dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi është arrestuar Redjan Rraja. Organi i akuzës ka paraqitur si provë shenjat e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinën e padjegur të autorëve. Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me atentatin, por nuk ka shpjeguar dot se si janë gjetur gjurmët e gishtërinjve në makinë.