Atentati ndaj prokurorit, gjykata i kthen celularin Kejvina Kthellës, por jo llogaritë dhe makinën

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar vetëm një pjesë të kërkesës së modeles Kejvina Kthjella duke i kthyer celularin, por jo makinën, ndërsa edhe llogaritë bankare do të vijojnë që të jenë të bllokuara. Makina e modeles ende konsiderohet si provë e vlefshme për hetimin. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Daniela Shkira tek Krimet e Rënda. Modeles iu sekuestrua telefoni nga prokuroria në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbulimin e autorëve të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja. 

Kejvina Kthjella, velinë në një emision televiziv, dhe tashmë modele rezultoi se kishte kontakte të shumta, telefonata e mesazhe me Redjan Rrajën, personin që u arrestua nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit, ku pavarësisht provave bindëse për prokurorinë, 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje. Kejvina Kthellës iu sekuestrua telefoni dhe u mor në pyetje si person që mund të ketë dijeni për ndonjë konflikt të Rrajës për shkak se komunikimet e saj kanë qenë të shpeshta, ndërsa mësohet se gjithçka është zbuluar pas ekzaminimeve në telefonin e 34-vjeçarit.

Pavarësisht se në makinën e braktisur të autorëve u gjetën gjurmë gishtërinjsh në një palë syze të lëna në automjet, Redjan Rraja, i njohur si Dara i Fushë-Krujës, për shkak të profesionit të tij si stomatolog, deri më tani ka mohuar të ketë lidhje me atentatin. Nga atentati humbi jetën disa ditë pasi u plagos Andi Maloku, që ishte shoferi i prokurorit, ndërsa Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi i njohur si i forti i Sukthit mbetën të plagosur dhe dje, pas 18 ditësh dolën nga spitali.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë