Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Lë spitalin pas 18 ditësh 'i forti' i Sukthit, transferohet në shtëpi me ambulancë

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Lë spitalin pas 18 ditësh 'i forti' i Sukthit, transferohet në shtëpi me ambulancë

Prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi

DURRËS- 18 ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, 'i forti' Sukthit, Landi Muharremi ka lënë spitalin.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raportoi se Landi Muharremi, i njohur ndryshe me nofkën "Rrumi" është shoqëruar me autoambulancë drejt banesës së tij. Ai qëndroi në spital për 18 ditë, për shkak të plagës së marrë në nofull. Nga ana tjetër, burimet për me dije se prokurori Arjan Ndoja vijon të jetë në spital.

Lidhur me këtë ngjarje, nga e cila humbi jetën një person, Andi Maloku (shoferi i Ndojës) dhe u plagosën dy persona, vetë prokurori dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi është arrestuar Redjan Rraja. Organi i akuzës ka paraqitur si provë shenjat e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinën e padjekur të autorëve. Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me atentatin, por nuk ka shpjeguar dot se si janë gjetur gjurmët e gishtërinjve në makinë.

Më herët, Report Tv mësoi ekskluzivisht se nga gjurmët e gishtërinjve të lëna mbi syze nuk është zbuluar vetëm Redjan Rraja, por edhe një i njohuri i tij i shpallur në kërkim, por nuk dihet ende identiteti i tij. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën