Del nga spitali prokurori Ndoja që u plagos në atentat

Del nga spitali prokurori Ndoja që u plagos në atentat

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja që iu bë atentat 18 ditë më parë në mbikalimin e Shkozetit ka lënë spitalin e Durrësit. 'I forti' Sukthit, Landi Muharremi doli nga spitali paraditen e djeshme, ndërsa prokurori po gjatë ditës së djeshme, por pasdite. Ndoja ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Landi Muharremi, i njohur ndryshe me nofkën "Rrumi" u shoqërua me autoambulancë drejt banesës së tij. Ai qëndroi në spital për 18 ditë, për shkak të plagës së marrë në nofull.

Lidhur me këtë ngjarje, nga e cila humbi jetën një person, Andi Maloku (shoferi i Ndojës) dhe u plagosën dy persona, vetë prokurori dhe 'i forti' i Sukthit, Landi Muharremi është arrestuar Redjan Rraja. Organi i akuzës ka paraqitur si provë shenjat e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinën e padjekur të autorëve. 

Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me atentatin, por nuk ka shpjeguar dot se si janë gjetur gjurmët e gishtërinjve në makinë. Report Tv mësoi ekskluzivisht se nga gjurmët e gishtërinjve të lëna mbi syze nuk është zbuluar vetëm Redjan Rraja, por edhe një i njohuri i tij i shpallur në kërkim, por nuk dihet ende identiteti i tij. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën