Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn! Akuzohen për 6 vepra penale
Arjan Ndoja dhe vendi i ngjarjes
SPAK ka mbyllur hetimet atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 dhe ka çuar dosjen në gjykatë për 2 të pandehur. Janë dërguar në gjykatë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj nën akuzë për 6 vepra penale, për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal,. vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.
Në njoftimin e SPAK, dy të pandehurit akuzohen për 6 vepra penale, më konkretisht për vrasje të funksionarëve publikë, në dëm të Arjan Ndojës, vrasje në rrethana cilësuese ku humbi jetën Andi Maloku dhe e mbetur në tentativë kundër Aleksandër Lahos. Ndër të tjera ata akuzohen dhe për mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, grup i strukturuar kriminal si dhe për vjedhje.
Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.
Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.
Landi Muharremi u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.
K.T./E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
14.2%
-
Jo
84.9%
-
Nuk e di
0.9%
Vota total: 17734
Lajme të tjera
-
U vu në pranga në Abu Dhabi, anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt u mbajt 2 javë në vëzhgim para se të arrestohej! Bëri rezistencë ndaj policisë arabe
24 Shkurt, 10:57
-
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet në Abu Dhabi anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt! Pritet ekstradimi i tij
23 Shkurt, 16:17
-
S’kanë fund ‘telashet’ për Kejvinën, pas sherrit me Luizin, SPAK kërkon konfiskimin e automjetit të saj! Modelja 'merr pushim' nga rrjetet sociale
29 Janar, 21:59
-
Pas atentatit të dështuar në 2019, banda e Durrësit me ‘plan B’! Urdhri i Plarent Dervishaj: Vrisni prokurorin Ndoj dhe ‘Rrumin e Shijakut’
21 Janar, 14:12
-
Akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit dje! Pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Plarent Dervishaj
21 Janar, 11:13
-
SPAK zbardh atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe ‘Rrumit të Shijakut’, burime: U organizua nga Plarent Dervishaj! 5 në pranga e 4 në kërkim, folën 3 të penduar të drejtësisë
20 Janar, 09:24
-
Në përgjime me Rrumin e Shijakut për tjetërsimin e pronave, ‘arrest shtëpie’ për Irgen Kërçykun! GJKKO sekuestroi 403 m2 në Gjirin e Lalëzit
24 Nëntor 2022, 15:58
-
Makina luksoze, apartamente, garazhe dhe orë rolex, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës! Nën akuzë për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja
14 Tetor 2022, 09:17
-
Prokurori Arjan Ndoja kërkon rikthimin, do marrë 75% të pagës, u shkarkua për lidhje me krimin dhe implikime të rënda, mister 200 mijë m2 prona në Durrës
13 Gusht 2022, 15:57
-
U mbaron afati, Emiljano Shullazi, Arbion Aliko dhe Genci Balla dalin nga regjimi i posaçëm i izolimit '41 Bis', kalon tek 313
2 Gusht 2022, 11:56
-
Telefonatat e Arjan Ndojës me Vangjush Dakon, Redian Kralin e Kavajës, avokatin e Metës (Veleshnja), avokati Skënder Demiri dhe burrin e gjyqtares Margjeka
1 Korrik 2022, 16:06
-
SPAK konfirmoi 430 faqe dosje pronash në makinën e prokurorit Arjan Ndoja, i rrëzoi alibinë që ngriti para Vetingut! 132 faqe ishin vjedhur në Prokurorinë e Durrësit
25 Qershor 2022, 18:35
Mir do ishte te merrte statusin e te penduartit doktorr Redjani e te tregonte dhe shoket e tjer se do e marr malli shum per grun e vet kur te haj te perjetshmin
Përgjigju