Atentati ndaj Trump, ish ambasadori Nesho: Ishte ashpërsuar gjuha mes tij e Biden! Tashmë politika amerikane nga dhuna kalon tek konsensusi

Atentati ndaj Donald Trump vijon të diskutohet ende, teksa shumë pikëpyetje ka lidhur me sigurinë e ish presidentit në ato momente, që për të për pak sa nuk i morën jetën.

Për ish ambasadorin Agim Nesho, kjo është çështja kryesore sot jo vetëm në SHBA por edhe kudo.

Për Arbër Hitajn në Studio Live, Nesho thekson se ky atentat erdhi në një kohë kur di liderët në Amerikë si Biden dhe Trump kanë ashpërsuar gjuhën ndaj njëri tjetrit.

'Kjo është çështja kryesore. Dihet impakti i Amerikës. Kishim një tentativë për vrasje të Trump. Kjo tregoi se politika amerikane është e tensionuar. Lidhet me atë retorikë të papranueshme të dy palëve, si Trump si Biden që akuzojnë njëri tjetrin deri në limite të papranueshme. E kanë akuzuar Trump si një Hitler që përsëritet në histori. Kemi deklaratat e Biden, që një figurë e tillë është rrezik për demokracinë. Çojnë në polarizim. Amerikanët janë një popull që bazohet në polaritet. 38% e tyre besojnë se roli i tyre është i pazëvendësueshëm kur duhet të mbrojnë shtetin dhe demokracinë.

Politika amerikane nëse devijon, patriotët amerikën duhet të dalin dhe të mbrojnë vendin e tyre. 300 mijë njerëz që janë të armatosur me arsenal që kalon miliona armë. Për Amerikanët është e shenjtë. Duket përkrahja maksimale për Trump. Segmente të drejtësisë janë të manipuluara për ta ndaluar të kandidojë. Është populli që vendos. Është fjala e kushtetutës. Kjo sjell reagim. Njerëzit reagojnë në mënyrë të tejskajshme. Jo të gjithë kanë racionalen për të gjykuar politikisht. Atë që thonë udhëheqësit e besojnë. Gjithë ngjarja çoi në një gjë që Trump të jetë kandidat i fuqishëm në zgjedhjet e 5 nëntorit.'

Megjithatë, tashmë dy liderët duket se i kanë ulur armët ndaj njëri tjetrit.

'Me fjalën e djeshme Biden si një burrë shteti foli që duhet të ketë maturi. Dhuna nuk mund të influencojë në jetën politike, kjo e çon politikën amerikane drejt një konsensusi. Në maj të këtij viti, FBI ka evidentuar një person që do bënte një vrasje masive të amerikanëve të zi në Atlanta. Mendoj se kjo retorikë prodhoi një gjë, që Trump nëse di dhe kthehet drejt normalitetit dhe fal atentatorin si Reagan, do të mbetet një monument që do respektohet gjithë kohën. Thonë që Trump ka punë me Trumpin, pasi është i miri i vetes apo i keqi i vetes. Është kandidati i favorizuar.'

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë