Tentativa për vrasjen e Trump, liderët botërorë dënojnë atentatin: Sulmi i neveritshëm, skenat tronditësë! Rusia fajëson SHBA-në për nxitje të urrejtjes

Tronditje për botën demokratike e kanë konsideruar liderët botërorë sulmin ndaj kandidatit republikan për garën Presidenciale Donald Trump. Presidenti i Francës Emmanuel Macron shkruajti se sulmi ndaj Trump “Është një tragjedi për demokracitë tona. Franca ndan tronditjen dhe indinjatën e popullit amerikan.”

Reagim pati edhe zyra e kryeministrit të sapo zgjedhur të Britanisë së Madhe, Keir Starmer.  “Ne dënojmë të gjitha format e dhunës politike në termat më të fortë dhe i dërgojmë urimet tona më të mira Presidentit Trump dhe familjes së tij në këtë kohë” thuhet në reagimin e Starmer.

Thellësisht e tronditur për sulmin ndaj Donald Trump shkroi në rrjetet sociale Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen.  

Sulmin ndaj Trump e dënuan edhe lider të tjerë europianë e botërorë si Viktor Orban i Hungarisë, kryeministri Japonez Fumio Kishida, ndërsa Rusia përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova fajësoi SHBA-të për nxitje të politikave të urrejtjes.

“Ndoshta do të ishte më mirë që paratë për Ukrainën të përdoreshin për të financuar policinë amerikane dhe shërbime të tjera që supozohet të sigurojnë ligjin dhe rendin në Shtetet e Bashkuara” thotë Rusia.

Sulmin gjatë në mitingu elektoral të Trump, e dënuan edhe dy ish Presidentët Bush e Obama.

Ndërkohë republikanët në Kongresin amerikan kërkuan seancë dëgjimore me përfaqësues nga Shërbimi Sekret dhe FBI më 22 korrik për të dhënë llogari se çfarë nuk shkoi me sigurinë përgjatë tubimit në Pensilvani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Meloni për atentatin ndaj Trump: Duhen fjalë të qarta! Justifikimet nuk vlejnë

Giorgia Meloni ka reaguar në X lidhur me atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump këtë të shtunë gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani. Trump mbeti i lënduar në pjesën e sipërme të veshit, teksa i shpëtoi atentatit të një 20 vjeçari që mbeti më pas i vdekur nga forcat e sigurisë.

‘Përballë dhunës së parë në Pensilvani, duhen fjalë të qarta. Heshtja, gjysëm justifikimet, minimizimet dhe demonizimi nuk janë të justifikueshme dhe krijojnë humusin kulturor që prodhon akte si ai që bota sapo ka dëshmuar’, shkruan kryeministrja itailiane Giorgia Meloni në X.

 

Ora 21:18
Kryeministri i zgjedhur i Britanisë, Starmer bisedë telefonike me Trump: Dënoj sulmin ndaj ish presidentit

1720984748_keirstarmer.JPG

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Keir Starmer, foli në telefon me Donald Trump dhe dënoi atentatin në tubimin e fushatës elektorale në Pensilvani, ku Trump mbeti i plagosur në pjesën e sipërme të veshit.

Starmer shprehu ngushëllimet e tij për viktimën dhe familjen e tij dhe i uroi Trump dhe të plagosurve shërim të shpejtë.

Ora 10:45
Atentanti ndaj Trump/ Obama: Nuk ka vend për dhunë politike në demokracinë tonë

1699170269_obama.jpg

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dënoi atentatin tronditës ndaj Donald Trump, përmes postimit të tij në X.

“Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Ndërsa ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të ndihemi të qetë që ish-presidenti Trump nuk u plagos rëndë dhe ta përdorim këtë moment për t’u përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”, tha ai.

Ora 10:44
Zelensky: I tronditur nga sulmi ndaj Donald Trump

1720605529_volodymyrzelensky.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte "i tronditur" nga të shtënat ndaj ish-presidentit amerikan.

"Jam i tronditur kur mësova për tentativën e vrasjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump në mitingun e tij në Pensilvani. Një dhunë e tillë nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë. Dhuna nuk duhet të mbizotërojë kurrë", shkroi ai në Zelensky. "Jam i lehtësuar kur e di se Trump tani është i sigurt dhe i uroj një shërim të shpejtë. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e viktimës së këtij sulmi, një pjesëmarrës në tubim," vazhdoi ai. "Ua bëj thirrjen time për të qëndruar të fortë - përfundoi ai - për të gjithë ata që u tronditën nga kjo ngjarje. Shpresoj që Amerika të dalë më e fortë".

Ora 09:46
Atentati ndaj Trump, Macron: Tragjedi për demokracinë

1720640912_emmanuelmacron.JPG

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu shqetësimin për atentatin ndaj Donald Trump, viktimë e një atentati të shtunën gjatë një mitingu parazgjedhor, duke e cilësuar një tragjedi për demokracinë.

“Një mbështetës i Trump vdiq, shumë u plagosën. Kjo është një tragjedi për demokracitë tona. Franca ndan tronditjen dhe zemërimin e popullit amerikan”, shtoi Macron.

Ora 09:39
Sulmi ndaj Trump, Von der Leyen: Thellësisht e tronditur! Dhuna politike, s'ka vend në demokraci

1715535363_sgawgwergrwe.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von er Leyen tha se ishte "thellësisht e tronditur" nga të shtënat që ndodhën gjatë një mitingu të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Pensilvani.

"Jam thellësisht e tronditur nga të shtënat që ndodhën gjatë mitingut të fushatës së ish-presidentit Trump. I uroj Donald Trump shërim të shpejtë dhe i ofroj ngushëllimet e mia familjes së viktimës së pafajshme", shkruan ajo në x. "Dhuna politike - vazhdoi ajo- nuk ka vend në një demokraci".

Ora 08:06
Kamala Harris: Akt i urryer, dhuna s’ka vend në kombin tonë


Zëvendës presidentja Kamala Harris ka dënuar atentatin ndaj Donald Trump, gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani.

"Dhuna si kjo nuk ka vend në kombin tonë. Ne të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ajo të mos çojë në dhunë të mëtejshme": kështu tha nënpresidentja e SHBA Kamala Harris. “Burri im” dhe unë jemi të lehtësuar që “Donald Trump” nuk është plagosur rëndë.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë