Atentati/ Ndoja flet për dosjet e gjetura në makinë: S'janë dokumentet e vjedhura në Prokurori, por nga studioja ime ligjore

Atentati/ Ndoja flet për dosjet e gjetura në makinë: S'janë dokumentet e vjedhura në Prokurori, por nga studioja ime ligjore

TIRANË- Prokurori Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat katër ditë më parë, ka mohuar që në makinën e tij të ketë pasur dosjet që janë vjedhur nga prokuroria e Durrësit, në maj të vitit 2018. Në një prononcim për "A2", Ndoja konfirmoi se ka pasur një sërë dosjesh në makinën e tij momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, por se ato janë disa shkresa, dokumente dhe fotokopje të dosjeve për të cilat ai ka ofruar konsulencë ligjore.

“Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha Ndoja. Siç raportoi në herët Report Tv, në mjetin e Ndojas u gjetën 3 dosje, ku dyshimet janë se bëhet fjalë për dokumente që u grabitën nga Prokuroria e Durrësit në maj të vitit 2018 nga autor ende të paidentifikuar që kishin të bënin me pronat, mes të cilave edhe ajo e abuzimit me pronat dhe plazhet publike në Ishëm dhe te Gjiri i Lalzit. Ndoja e mohoi një gjë të tillë, megjithatë pritet që të zbardhet në hetimet e mëtejshme të prokurorisë për këtë çështje.

Por si ndodhi atentati? Rreth orës 16:30 të ditës së premte Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit. Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, jiubë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Atentati në Shkozet/Misteri i tre dosjeve të gjetura në makinën e prokurorit Arjan Ndoja

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime të sigurta për Report Tv bëjnë me dije në makinën e prokurorit, me të cilin po udhëtonte momentin që iu bë atentat janë  gjetur tre dosje. Por cila ishte përmbajtja e tyre dhe a mund të ndihmojnë për të zbardhur motivet e këtij atentati? Dyshimet janë se ato dosje, janë dokumente që u grabitën nga Prokuroria e Durrësit në maj të vitit 2018, nga persona që ende sot nuk janë identifikuar. Siç u raportua më herët, këto dokumente të vjedhura ishin dosje korrupsioni, që lidhen me pronat, mes të cilave edhe ajo e abuzimit me pronat dhe plazhet publike në Ishëm dhe te Gjiri i Lalzit, ku u arrestuan dhe katër ish-zyrtarë të shtetit, mes të tyre dhe ish-kryetari i Komunës Ishëm. Ishte pikërisht kjo çështje, që e vuri prokurorin Arjan Ndoja në qendër të opinionit publik ditëve të fundit.  Ndoja urdhëroi arrestimin e kreut të Kadastrës, Liridon Pula me akuzën se ka tjetërsuar pronat në bregdet. Ishte fillimisht kryeministri Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit tha se një prokuror në Durrës, por pa i përmendur emrin është i lidhur me bandat kriminale, e ndërsa më pas zv.kryeministri Erion Braçe, i cili ndoqi nga afër seancën gjyqësore nga Liridon Pulës, sipas së cilit tha se ai arrestim ishte një presion nga ana e Ndojës për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalzit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXx: 06/11/2019 02:10

    More fund gjon fusha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille