Sherri për kromin, foto e makinës së autorit të dyshuar, ka shenja plumbash! Flet i vëllai: Tollajt qëlluan të parët, Besmiri u kundërpërgjigj! Shaqir Tollja: Pala tjetër ka miq në shtet

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me armë ndodhur një ditë më parë në Bulqizë, ku fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Gjithçka ka lindur mes fisit Zenelit dhe Tollja për fabrikën e kromit, konflikti i lindur që prej muajt gusht 2020 që pas kërcënimeve përfundoi me atentat ditën e djeshme. Të kontaktuar nga Report Tv, të dyja palë kanë dhënë versione të ndryshme në lidhje me ngjarjes, por që të dyja shprehen se gjithçka ka nisur për kromin.

Vëllai i autorit të dyshuar Besmir Zeneli, i cili është ende në kërkim, shprehet se ka qenë fisi Tollja që ka nisur i pari kërcënimet prej muajsh dhe ditën e djeshme ka qëlluar me armë në drejtim të makinës së Besmirit një "Land Rover' i zi.  Report Tv siguroi foton e makinë ssë autorit të dyshuar ku  dallohen qartë shenjat e plumbave dhe xhami i thyer i përparmë. Sipas të vëllait Ergys Zeneli, Besmiri është kundërpërgjigjur me plumba pasi është ndjerë i kërcënuar.

Por Shaqir Tollja, kushëri me Erlind Tolljan, pretendon se ka qenë Besmiri që ka ndjekur me makinë Erlindin dhe ka hapur zjarr ndaj tij.

Edhe pse në njoftimin e policisë thuhet se është qëlluar me armë në automjetin Land Rover ku udhëtonin Shaqir dhe Erlind Tollja, përkatësisht 52 dhe 26 vjeç, vetë Shaqiri  thotë se ndodhej në makinën e tij, ndërsa autori ishte vënë në ndjekje të kushëririt Erlind Tollja, i cili udhëtonte me Land Roverin që u bombardua nga plumbat.

Fisi Tollja dhe Besmir Zeneli kanë pasur konflikte të vazhdueshme për fabrikën e ferrkromit në fshatin Tërnovë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se "Për ngjarjen e ndodhur më 20.11.202 ora 14:30, veprimet proceduriale janë kryer nga Krimet e renda në Drejtorin e Policisë  së Dibrës dhe materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale vrasje e mbetur në tentative sipas nenit 78-22.  Nga forcat e Komisariatit Policisë Bulqizë dhe në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë së qarkut Dibër vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar për këtë ngjarje Besmir Zeneli."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
Bulqizë/Me shenja plumbash dhe xhama të thyer, Report Tv siguron foton e makinës së autorit të dyshuar

Makina e autorit të dyshuar, Besmir Zeneli

Report tv ka siguruar foton e makinës së autorit të dyshuar të atentatit në Bulqizë një ditë më parë, Besmir Zeneli. Në makinën "Land Rover" të Besmir Zenelit dallohen shenjat e plumbave dhe xhami i përparmë i thyer i makinës, duke lënë të kuptohet se mes Besmir Zenelit dhe Shaqir dhe Erlind Tolljas ka pasur përplasje.

Ora 15:19
Konflikti për kromin, vëllai i autorit të dyshuar flet për Report Tv: Tollajt qëlluan të parët, Besmiri reagoi se u ndje i kërcënuar

Vëllai i autorit të dyshuar Besmir Zeneli për atentatin në Bulqizë ndodhur një ditë më parë, ka dhënë një tjetër version të ngjarjes së ndodhur duke hedhur poshtë pretendimin e dy kushërinjve se janë sulmuar Besmir Zeneli. I kontaktuar nga Report Tv, vëllai i autorit të dyshuar Ergys Zeneli shprehet se konflikti mes fisit Zeneli dhe Tollja ka nisur në gusht të 2020 lidhur me punimet në fabrikën e kromit, ku sipas Ergysit, Ardit Tollja, djali i xhaxhit të Shaqir Tolljes, ka qëlluar në tokë në drejtim të Besmirit, por pa e lënduar. Ergys Znelei shton se më pas ai  e ka kërcënuar atë në  telefon , ndërsa në shtator djali i Shaqirit e ka kërcënuar me pistoletë duke bërë që familja Zeneli të jetojë me frikë në Bulqizë. Vëllai i autorit  të dyshuar shprehet se edhe pas denoncimeve në polici kërcënimet nuk kanë ndalur nga fisi Tollja.

"Historia për fat të keq e shëmtuar dhe aspak qytetare e ndodhur dje në qytetin e qetë të Bulqizës, zanafillën e saj e ka të hershme. Përfshirja e dy familjeve tona por edhe e organeve shtetërore si mbajtëse të një ane, ndërkohë që ata janë të zotuar për të ruajtur çdo qytetar dhe rendin e bën këtë histori edhe me të shëmtuar. Ngjarjet datojnë me një incident të muajit Gusht të vitit 2020 kur shtetasi Ardit Tollja (djali i xhaxhait të Shaqirit) pas një konflikti ose me saktë debati konstruktiv mbi ecurinë e punimeve në fabrikën e Kromit, agravon situatën duke përdorur armën e llojit pushkë kundër Besmirit. Qitja është kryer drejt tokës, 2-3 herë ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Besmiri është larguar në drejtim të Komisariatit ku ka kryer denoncim kundër shtetasve Ardit dhe Arjan Tollja. Nën cilësinë e provave materiale janë sekuestruar nga ana e Policisë, arma e gjahut dhe 3 gëzhoja. Pas asaj ngjarje, Shaqir Tollja dhe vëllai i tij Eduart Tollja kanë kërcënuar nëpërmjet telefonit Besmirin, duke lënë të nënkuptohej se do ti cenonin jetën në një moment përballje. Ata kanë bërë denoncime dhe nisma ligjore të pafaktuara ndërkohë që nga ana e tjetër nuk kanë ndalur kërcënimet në forma të ndryshme ndaj familjes Zeneli. Djali i madh i Shaqirit e ka kërcënuar Besmirin me armë të llojit pistoletë në muajin Shtator të vitit 2020 në rrugën që ndan qytetin e ri me qytetin e vjetër", tha Ergys Zeneli.

Në lidhje me atentatin të një dite më parë, Ergys Zeneli shprehet për Report Tv se në fakt ka qenë Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja që kanë ndjekur Besmirin, i cili po kalonte me makinë dhe më pas i kanë prerë rrugën atij duke e qëlluar me armë në pjesën e përparme të makinës. Në këtë moment sipas Ergysit edhe Besmiri duke u ndjerë i cenuar për jetën e tij ka qëlluar.   

"Vijmë tek ngjarja e djeshme që tronditi opinionin por edhe familjen time pasi nuk shquhemi si pjesëmarrës në të tilla veprime. Të pretenduarit si të dëmtuar, kanë qenë duke qëndruar tek lokal Kashta, kur Besmiri ka kaluar me makinë. Në atë moment në bazë të dëshmitarëve okular dhe provave filmike tashmë të administruara nga komisariati i Bulqizës, shtetasit Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja se bashku me një apo dy makina tjera janë vënë në ndjekje të Besmirit. I kanë dal paralel në ecje e sipër dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar të ndalojë makinën. Ndërkohë që Besmiri ka rritur shpejtësinë shtetasi Lindi Tollja e ka parakaluar duke i prerë rrugën për ta detyruar të ndalojë. Besmiri i ndjerë i cenuar për jetën e tij, ka reaguar duke e përplasur me pjesën e parapkolopit. Pak më larg pranë karburant Kastratit tek rruga e Arbërit, Lindi Tollja sipas të dhënave ka kryer dy ose më shumë qitje në drejtim të automjetit, ku dy prej plumbave kanë goditur në pjesën e përparme të makinës. Saktësisht në pjesën e kofanos. Më pas Besmiri i është kundër përgjigjur me armë, i rrezikuar me jetë. Ne si familja e tij dënojmë çdo akt dhune ndaj dhe të kujtdo por njëkohësisht kërkojmë që edhe ngjarjet të sqarohen plotësisht e jo të montuara duke përfituar nga mungesa paraprake e informacioneve. Ne prej kohesh dalim me frike në Bulqizë dhe gjithnjë jemi përpjekur të sheshojmë mosmarrëveshjet e biznesit duke përfshirë edhe palë të treta shpesh herë. E kurrsesi t'i bëjmë personale me kushërinjtë tanë apo me këdo tjetër. Shpresoj që strukturat përkatëse të ndërmarrin  veprimet e duhura rreth kësaj çështje", tha Ergysi.

Ora 13:13
Sherri për kromin/ I shpëtoi atentatit në Bulqizë, flet për Report Tv Shaqir Tollja: Besmir Zeneli qëlloi me armë drejt kushëririt! Ka miq në shtet ndaj nuk arrestohet

Një ditë pas atentatit pa viktima në Bulqizë, ka folur për Report Tv Shaqir Tollja. Edhe pse në njoftimin e policisë thuhet se është qëlluar me armë në automjetin Land Rover ku udhëtonin Shaqir dhe Erlind Tollja, përkatësisht 52 dhe 26 vjec, vetë Shaqir Tollja ngre një tjetër pretendim.

Ai thotë se ndodhej në makinën e tij, ndërsa autori ishte vënë në ndjekje të kushëririt Erlind Tollja, i cili udhëtonte me Land Roverin që u bombardua nga plumbat.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Besmir Zeneli, i shpallur në kërkim policor. Burime nga policia thanë se fisi Tollja dhe Besmir Zeneli kanë pasur konflikte të vazhdueshme për fabrikën e ferrkromit në fshatin Tërnovë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se "Për ngjarjen e ndodhur më 20.11.202 ora 14:30, veprimet proceduriale jan kryer nga Krimet e renda në Drejtorin e Policise  së Dibrës dhe materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale vrasje e mbetur në tentative sipas nenit 78-22.  Nga forcat e Komisariatit Policise Bulqizë dhe në bashkëpunin me forcat e Drejtorisë së qarkut Dibër vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar për këtë ngjarje Besmir Zeneli.

"Ngjarja e sotme e ka zanafillën më 18 gusht më ka kërcënuar djalin, bëmë denoncimin në polici. Më 9 shtator më ka dhunuar mua, erdhi policia bëmë denoncimin por prapë nuk e arrestuan. Ditën e premte, kushëriri im Erlind Tollja erdhi tek kapanoni ku punoj e më tha që po më përndjek Besmiri, unë e shoqërova për në Krajkë. Unë isha me makinën time, Erlindi Tollja me makinën e vet. Autori është Besmir Zeneli, ka qëlluar më armë ndaj automjetit të Erlindit. S'dimë ku na gjen rreziku prej tij, se dikush e mbron në shtet. Nuk kam konflikte por kushërinjtë e mi kanë bashkëpronësi me Zenelin në fabrikën e ferrokromit" - tha Tollja.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento

Komente

  • Bes: 21/11/2020 14:26

    Po meraku madh per ju qe keni zhvat pasurin kombtare ktu e 30 vjet kush ka makine llogaritse te bej nje kalkulim ta kuptoj per cfar shifrash flitet cmimi ne burs eshte 100euro / ton mineral.

    Përgjigju
    • polici: 22/11/2020 11:52

      tamam...vjedhin e pasurohen perdite dhe tani duan qe edhe ti mbrojne.me sa kuptova une keta kane qene te paret qe e paskan qelluar ne gusht kete personin.tani ai po kerkon barazimin e ky dashka mbrojtje nga shteti te pelqejne parate e kromit?dili per zot e mos u bej kurve



×

Lajmi i fundit

John

Basha me të rinj në Kukës: Arsimi dhe papunësia e detyrojnë rininë të largohet