1762940921_muishaljani.jpg

Muçi Shaljani allias Sheqeri dhe AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar për atentatin dje në Rinas, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos agjenti i këtij institucioni, Muçi Shaljani allias Sheqeri. Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka nisur verifikimin në lidhje me procedurën e rekrutimit tij.

Ndërkohë, drejtori Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit "Nënë Tereza", ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve”, thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Muçi Shaljani në makinë me Danin e Shullazit, hijet e rekrutimit të agjentit të AMP! Ishte pa certifikatë sigurie, pezullohet komanda e Operacionales! 2 policë të ndaluar