Gazetarja Aida Topalli ka folur në Report Tv atentatin me 3 të vrarë në Shkodër. Gazetarja Topalli u ndal edhe tek identiteti i personit të tretë që dyshohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Topalli thotë se ka dyshime që në mjet të ketë qenë Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, por ende po vijojnë hetimet.
"Vijojnë hetimet intensive dhe këqyrja e kamerave për të parë nga ku kanë lëvizur mjetet, nëse ka një person të tretë që ka qenë në mjet. Sikurse e kemi diskutuar, nëse personi që është shfaqur në një video amatore, nëse është Ibrahim Lici apo jo. Nuk është sqaruar ende nga Policia e Shkodrës
Tre janë identitetet që dyshohet se mund të kenë qenë në automjet, Ibrahim Lici, një nga fisi Ferracaku ose Eljon Hato. Megjithatë në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha njollat e gjakut të gjetura dhe do bëhet ekspertimi i armëve dhe njollave të gjakut, për të kuptuar se kujt i përkasin shenjat apo gjaku”, tha Topalli në Report Tv.
Gazetarja thotë se gjysmë ore para atentatit, në zonën e Dobraçit u fikën dritat.
“Ajo çfarë më është bërë me dije është se në atë zonë rezulton të jenë fikur dritat rreth gjysmë orë para se të ndodhte atentatit, çka bën të pamundur të vërtetojë nëse ka pasur qoftë një person të tretë ose të jetë filmuar momenti i ngjarjes së rëndë. Kjo përbën edhe mungesë në mbledhjen e provave. Një praktikë e njohur edhe në vrasjen me snajper të Sinamtit. Dritat u fikën para se të bëhej atentati”, vijoi Topalli.
Përpos pistës së hetimit të hakmarrjes mes fisit Bajri dhe Lici, gazetarja Topalli shprehet se po hetohet edhe mundësia e përfshirjes së një grupi tjetër kriminal që mund të ketë porositur vrasjen.
“Duke njohur dinamikën e zhvillimit të krimit, duke parë pushtetin dhe qetësinë që kishte fituar fisi Bajri, është edhe një pistë e grupit hetimor, që një grup i tretë, apo grup kundërshtar i të dyjave fiseve të jenë porositës. Pikërisht për të prishur balancat në qytetin e Shkodrës dhe për të ndikuar të mosfuqizmi i këtyre dy grupeve”, tha Topalli.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.9%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen Rus, qëllohet 4 herë drejt një makine të parkuar! Autori lëvizte me motor pa targa, policia në vendngjarje
2 Janar, 20:37
-
'Betlehemi i gjallë' vendoset në skenë në Hajmel, shfaqja e ritualit të Krishtlindjes tërheq qindra vizitorë (VIDEO)
2 Janar, 19:28
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Shkodër/ Qytetarët presin në shesh ndërrimin e viteve me koncert dhe fishekzjarre, edhe kryebashkiaku Beci prezent
1 Janar, 00:18
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Hidhet nga ura e Bunës, policia shpëton të moshuarin nga vdekja (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 16:06
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shkodër/ Kapen 3.4 kg kokainë në Muriqan, në pranga i riu! Drogën e fshehu në tavanin e makinës (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 09:20
-
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
31 Dhjetor 2024, 00:04
-
Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin
30 Dhjetor 2024, 20:10
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës
30 Dhjetor 2024, 18:02
O Aida po ka qene dit kur u na atentati jo nate. Paska qene malli fort mram
Përgjigjupo eljon hato clidhje ka me kta?
Mos ja fut kot se dritat janë fikur pasi ka ardhur ambulanca dhe infermierët kishin frikë të afroheshin tek makina sepse ishte e mbuluar nga kabllot që kishin rënë mbi të nga këputja e shtyllës prej betoni nga përplasja me benzin...
Përgjigju